pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush janë palestinezët izraelitë në Izrael?

5 vjet ago
in Bota

Të ashtuquajturët “arabë të Izraelit” po përfshihen gjithnjë e më shumë në konfliktin aktual të shkallëzuar në Izrael. Kjo ka arsye ekonomike, por edhe politike.

Raketa dhe ofensivë ushtarake – ky është niveli i ri i shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt. Kësaj i shtohet një dimension i ri i paqenë më parë: Me një ashpërsi të paparë ndonjëherë në Izrael dy grupe të popullsisë po përleshen me njëri-tjetrin, fjala është izraelitët hebraikë dhe izraelitët palestinezë.

Sa e rrezikshme është gjendja?

Në qytetin Lod në juglindje të Tel Avivit, forcat e sigurisë duhet të pengonin së fundmi përleshjet masive në rrugë mes dy grupeve të popullsisë, ku u vunë në përdorim thika dhe armë. Po ashtu në Lod iu vu zjarri një sinagoge dhe jeshivas-një shkollë fetare hebraike. Në qytetin Ako dhe në zonën e Tel Avivit në mesin e turmave u tërhoqën zvarrë burra nga makinat e tyre dhe u rrahën rëndë. Në Ako ishte një burrë hebre, në Bat Yam një arab izraelit. Këto janë disa shembuj për shpërthimin e dhunës në shumë rajone mes qytetarëve të Izraelit. Presidenti i Izraelit, Reuvin Rivlin paralajmëroi nga rreziku i një “lufte civile”, kurse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u shpreh, se “qytetarëve izraelitë dua t’u them: nuk më intereson nëse iu zien gjaku. Ju nuk duhet të kaloni në vetëgjyqësi. Asgjë nuk e justifikon linçimin e arabëve nga hebrenjtë dhe anasjelltas. Kjo nuk është e pranueshme.”

Kush janë palestinezët izraelitë?

Kur u themelua shteti izraelit në vitin 1948 rreth 700.000 palestinezë lanë shtëpitë e tyre. Nga këndvështrimi palestinez kjo u quajt  “Nakba”, katastrofa, një aksion pastrimi etnik i ushtrisë izraelite. Kurse sipas këndvështrimit izraelit bëhej fjalë për një eksod me vullnet të lirë, që pasoi pas thirrjeve përkatëse arabe. Nga grupimet e popullsisë që kanë qëndruar ne territorin izraelit shtetëror sot, lindi grupimi i izraelitëve palestinezë, deri tek banorët e Jeruzalemit lindor që kanë një status tjetër.

Izraelitët palestinezë, shpesh të njohur edhe si izraelitë arabë, në vitin 2019 përbënin 21% të popullsisë së Izraelit. Kjo vlerë është në rritje të vazhdueshme në Zyrat e Statistikës të Izraelit, CBS në 50 vitet e fundit, sepse kuota e lindjeve tek kjo popullsi është më e lartë. Politikanët nacionalistë izraelitë i shohin këto shifra si një problem për Izraelin, sepse në të ardhmen ato rrezikojnë pozicionin udhëheqës të pjesës hebraike të popullsisë. Familjet ultra ortodokse izraelite me shumë fëmijë e ngadalësojnë këtë zhvillim.

Palestinezët në Izraelmesatarisht gëzojnë një standard jetese më të lartë se ata në Jordanin Perëndimor apo në Rripin e Gazës. Por krahasuar me shumicën hebraike të popullsisë këta palestinezë janë më pak të shkolluar dhe më të varfër. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve në vitin 2016 gati gjysma e familjeve palestineze jetojnë në varfëri, krahasuar me 13% të familjeve hebreje.

Çfarë influence politike kanë palestinezët izraelitë?

Ligji për kombësinë shtetërore i iniciuar në vitin 2018 nga qeveria e Netanjahut e zvogëloi ndikimin e popullsisë palestieze. Ai e deklaron Izraelin si “atdheun e popullit hebre” me Jeruzalemin e pandarë si kryeqytet. Gjuha hebraike është gjuha e vetme kombëtare, arabishtja degradohet në një status të veçantë të pacaktuar qartë.

Duke iu referuar këtij ligji, grupet palestineze bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të mëpasshme të parlamentit izraelit. Me pasojë që forcat e tyre politike në Knesset u përfaqësuan më dobët, se sa mund të mendohej nga demografia. “Lista e Bashkuar” u fut në koalicionin kundër Netanjahut. Para zgjedhjeve të fundit të marsit 2021, partia Ra’am me kreun e saj Mansur Abas u shkëput nga ky bllok politik. Abasi kërkon që t’i përdorë në avantazh të palestinezëve grindjet mes partive izraelite dhe ka deklaruar para zgjedhjeve, se me kushtin e koncesioneve të gjera për palestinezët do ishte i gatshëm të mbështeste qeverinë e ardhshme. Ndërkohë 4 deputetët e Ra’am konsiderohen si shumë të rëndësishëm për krijimin e qeverisë, por shkallëzimi i fundit i situatës i ka trazuar edhe bisedimet për koalicionin qeverisës. /DW/

Tags: Izraeliizraelitepalestineze

TË LIDHURA

Bota

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026
Bota

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026
Next Post

Defender Europe 21/ 267 ushtarë amerikanë i bashkohen stërvitjes në Shqipëri

Mblidhet Kryesia/ Kadilli: Erdha t’i kërkoj Bashës dorëheqjen!

Kryesia e PD/ Basha kërkon “unitet” përballë Ramës. Kadilli: Dorëhiqu!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com