E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Mblidhet Kryesia/ Kadilli: Erdha t’i kërkoj Bashës dorëheqjen!

“Jam gati të kandidoj përballë Bashës dhe kujtdo tjetër”. Kështu u shpreh kandidati i vetëshpallur për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, pak minuta para mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike. Në hyrje, në selinë e PD-së, Kadilli u shpreh se dhe sot do të kërkojë dorëheqjen e Bashës pasi sipas tij nuk është më një zgjidhje për PD-në. “Jam sot për t’i kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD-në, se është problemi i PD-së. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për Partinë Demokratike dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, u shpreh Kadilli duke hyrë në mbledhjen e Kryesisë që nisi në orën 17.00, ndërkohë që Këshilli Kombëtar pritet të mblidhet në orën 19.00.

Burime nga PD kanë bërë të ditur se, përveç analizimit të zgjedhjeve të 25 Prillit, mund t’i hapet rrugë edhe përshpejtimit të zgjedhjeve brenda partisë. Mësohet se do të kërkohet nga vetë z. Basha afrimi i kësaj kohe, duke mos pritur korrikun, edhe pse nga koha zyrtare e zgjedhjeve të programuara mbeten vetëm dy muaj. Gjithashtu, mësohet se Basha do t’u kërkojë forumeve më të larta që t’i bashkohen përpjekjes për të bindur çdo shqiptar më “masakrën e votë”, siç e cilëson ai procesin e 25 Prillit. /Tirana Today/

Lexo edhe :   Deklarata/ Berisha rikthimin në krye të PD-së apo presion ndaj Bashës?

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...