Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kush fiton nga luajtja e parave të shqiptarëve në bursë?

8 vjet ago
in Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Një nga biznesmenët e mëdhenj në Shqipëri, Samir Mane, është përballur dje me dy gazetarë kritikë, rreth asaj që quhet fenomeni i oligarkëve në Shqipëri dhe përdorimi prej tyre i pushtetit. Të dy kolegët kanë qenë të ashpër edhe pse shpesh, një betejë e tillë, është shumë larg perceptimit që ka publiku për mënyrën se si ngrihet një biznes i madh në Shqipëri.

Por rritja  e bizneseve në Shqipëri sido që ta maskojmë ne, kalon përmes filtrit të pushteteve politike, jo për faj të biznesit, por për faj të standardit që ka liria ekonomike në vend. Dhe ai që di ta përdorë më mirë pushtetin, padiskutim që ecën më mirë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një krim nga biznesi, pasi këtu liria ekonomike, edhe pa këtë gjë, është shumë larg të qenit e vërtetë.

Ajo që unë shikoj si problem real tek bizneset e mëdha të Shqipërisë, është momenti kur ato nuk rriten dot më.

Samir Mane, bëri publik qëllimin e tij për të hyrë në bursë dhe ky është një standard i ri për biznesin shqiptar. Mane tha se  “ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompania “Balfin” do të ketë shumë aksionere, 10-20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia”.

Ka tre probleme tek kjo deklaratë.

E para që krijon idenë se në bursë futen kompanitë e mëdha.

Në bursë nuk është e thënë të dalësh kur je kompani aq e madhe. Mund të dalë dhe një kompani e vogël, biles dhe një ditë biznesi. Më tej nese publiku bindet, aksionet shiten, sigurohet likuiditet dhe zhvillohet biznesi, sigurohet fitim për të gjithë.

E dyta që duket sikur do të ndajë fitimet me publikun, gati gati si bamirësi. Dalja në bursë nuk është bamirësi. Ajo në fakt është nevojë për likuditet dhe besim më të madh tek publiku.

E treta është nevoja e tij për ndryshim ligji.

Në momentin që kompania e tij kërkon të dalë në bursë dhe ai shikon problem rregullimet ligjore, duhet të jemi të gjithë të qartë, të mos e bëjmë ligjin e bursës, si ligjin e pronave dhe dhënieve me qira, që ka ndryshuar shtatë herë, sa herë ka pasur nevojë Sandri, të marrë prona në “Kinostudjo” ose  gjetkë dhe sa herë ka dashur të mos marrin të tjerët.

Paketa ligjore për bursën është ne fuqi që prej vitit 2009 (Një nga ligjet është ligji “Për titujt”). Paketa gjendet lehtësisht ne faqen zyrtare të AMF. Nëse një kompani aksionere do të dëshirojë të listohet dhe kuotohet në bursë, së pari duhet të ketë bursë. Në Shqipëri aktualisht kemi vetëm një kompani burse të iniciuar nga Banka Crendis, ku ende nuk ka klientë.

Më tej çdo proces dhe procedurë është e rregulluar dhe nuk ka asnjë pengesë apo boshllëk ligjor që të pengojë listimin apo kuotimin. E vetmja pengesë mund të jetë fakti që rregullat janë shumë strikte. Rregullat dhe procedurat për dalje me ofertë për shitje aksionesh për publikun, janë qëllimisht shumë të rrepta. Kompania që të mund të ofertojë për publikun, duhet të zhvishet lakuriq sepse praktikisht do mbledhë para nga njerëzit e të gjitha kategorive. Të informuar ose jo, të shkolluar ose jo. Ajo duhet të përgatisë dokumenta të detajuara për gjendjen financiare dhe jo vetem, të aplikojë në AMF dhe keshtu me radhë. Futja në bursë e një kompanie, si ajo e zotit Mane, do të jetë një revolucion, por dhe një leksion sigurie për qytetarët që do të investojnë atje.

Dhe për të gjitha këto duhet që qytetarët të jenë të qartë.

Ajo që më la shije të hidhur nga biseda mes Samir Manes me kolegët e mi, është se bota e biznesit për të cilën u diskutua vërtitej mes Berishës, Metës, Ramës dhe Sandër Frangajt, dhe përpjekjeve të mundimshme të tij, për ta çarë këtë rrethim. Por sidoqoftë shija që lë në publik, biznesmeni më i madh shqiptar është, në rastin më të keq, produkt i këtyre oligarkëve politikë dhe në rastin më të mirë viktimë e tyre. Shpërthimi i këtij rrethimi dhe dalja në bursë për të bashkëqeverisur biznesin me qytetarët, nuk duhet parë si shpëtim. Shpëtim është transparenca e biznesit dhe nënshtrimi i rregullave të bursës.

Nuk vë bast, që ligji i bursës tek ne nuk ka probleme, por siç e tha dhe vetë zoti Mane, oligark është ai që ndryshon ligje në favor të biznesit të vet. Dhe tek ky ligj duhet bërë kujdes! Që as zoti Mane të mos quhet oligark që do të ndryshojë këtë ligj burse që është, dhe as bursa të mos jetë zhgënjimi i parë për qytetarët./Tema/

Tags: bursee paravefitonkushluajtjatë shqiptarëve

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Supergoli i Dzekos venit ëndrrën napolitane për titull (Video)

Supergoli i Dzekos venit ëndrrën napolitane për titull (Video)

Rrëfehet Calhanoglu/Nga pezullimi 6-mujorë, tek lotët e Milanit

Rrëfehet Calhanoglu/Nga pezullimi 6-mujorë, tek lotët e Milanit

HTC U12, telefoni i parë me rrjetin 5G

HTC U12, telefoni i parë me rrjetin 5G







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Dislokon flotë të fuqishme, nëse s’ka marrëveshje…
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Dislokon flotë të fuqishme, nëse s’ka marrëveshje…

by mirseda
19:31 | 30/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar se një forcë...

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

18:35 | 30/01/2026
Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

18:20 | 30/01/2026
Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

17:43 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com