Ky që shihni në foto është 30-vjeçari Endri Goxhaj, i cili mbeti viktimë e një përplasje me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës.
Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 20:50, ku pas një sherri mes dy personave, të cilët kishin një konflikt të mëparshëm, ku 29-vjeçari Donaldo Nela dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Mësohet se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.















