Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Kush e zbuloi Neptunin?

8 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Kush e zbuloi Neptunin?

Nga observatori i astronomisë në Berlin, astronomi Johann G. Galle zbuloi planetin Neptun në 23 shtator 1846. Për zbulimin e tij gjermani Johann Galle (1812-1910) ndoqi përllogaritjet e matematikanit francez,  Le Verrier (1811-1877) që kishin ardhur me letër dy ditë më parë se të konfirmohej zbulimi i të kaltrit. Francezi Le Verrier punonte në observatorin e Parisit dhe ia kaloi parashikimet e veta astronomit të observatorit të Berlinit, Johann Galle. Në letër Le Verrier i kërkonte që të observonte një rajon të caktuar të qiellit që sipas përllogaritjeve të tij duhet të gjendej një planet i ri që do të shpjegonte turbullimet e vëna re në orbitën e Uranit.

Po atë natë u gjet një objekt me karakteristikat e përshkruara duke konfirmuar se bëhej fjalë për një planet të ri. Galle përdori një refraktor të ndërtuar nga fizikanti gjerman Joseph von Fraunhofer (1787-1826)  dhe lokalizoi shumë shpejt pozicionin e parashikuar nga llogaritjet e Le Verrier. Në të njëjtën kohë në Cambridge, matematikani John Couch Adams (1819-1892) pa u njohur me punën e francezit Le Verrier  kishte kohë që po punonte mbi të njëjtin problem.

Në 1843 Adams kishte llogaritur një pozicion për planetin e panjohur, por nuk i saktësoi rezultatet e para deri në shtator të 1845. Adams vetëm 26 vjeç u përpoq ta komunikonte përfundimin e tij tek astronomi mbretëror, drejtori i Grenuiçit, Georg Biddell Airy (1801-1892, por pas një sërë peripecish Adams nuk arriti të takohej personalisht me Airy-n dhe vetëm i la një shënim.

Në javët e zbulimit të Neptunit lindi një debat i ashpër mes Francës dhe Anglisë mbi autorësinë e zbulimit. Në këtë debat Adams u soll si një kavalier i vërtetë duke i njohur meritat e Le Verrier, ndërsa ky i fundit u soll në mënyrë arrogante. Sot të dyve u njihet merita e zbulimit të Neptunit, si Adamsit dhe Le Verrier-it dhe natyrisht Galle-s. Për shkak të ngjyrës blu në jeshile që kishte planeti Galle e pagëzoi me emrin e perëndisë së detit, Neptunit.  Në 1838 Johann Gottfried Galle kishte bërë një zbulim tjetër; një pjesë të unazave të errëta të Saturnit, unazat C. Përgjatë karrierës së tij studioi kometat dhe në 1894 me ndihmën e të birit, Andreas Galle publikoi një listë me 414 kometa.

Shekuj më parë…

Ka të dhëna që Neptuni të jetë parë dhe regjistruar nga Galileo Galilei në vitin 1613, Jérôme Lalande në 1795 dhe John Herschel në 1830, por që asnjëri nuk e njohu planetin si të tillë deri në momentin e zbulimit të tij. Vizatimet e Galileos tregojnë që ka observuar Neptunin në 28 dhjetor të 1612 dhe sërish në 27 janar të 1613. Ai e ngatërroi Neptunin me një yll të kaltër të qëndrueshëm  dhe për këtë nuk i atribuohet atij ky zbulim. Neptuni është i padukshëm për t’u parë me sy të lirë sepse është shumë i errët. Observimet e para të tij u bënë të mundur vetëm pas zbulimit të teleskopit. /bota.al

 

Tags: neptunshkencetariStudimizbulimi

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Joachim Low flet për herë të parë për rastin “Ozil”: Mesut i komplikoi gjërat

Ozil nuk i ‘fal’ gjermanët, ja çfarë i bën tani trajnerit Joachim Low

Presidenti del zbuluar, OKB: Thaçi nuk është ftuar, gjendet privatisht në lokalet tona

Presidenti del zbuluar, OKB: Thaçi nuk është ftuar, gjendet privatisht në lokalet tona

Shokon Balla: PD ka caktuar një grup me ish-policë për të më përgjuar

Revoltohet Balla: Do kallëzoj PD-në për shpifje







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor
Bota

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

by mirseda
12:06 | 08/04/2026
0

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar pamje nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026”, e cila po zhvillohet...

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

12:02 | 08/04/2026
Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

11:50 | 08/04/2026
“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

11:32 | 08/04/2026
Qeni kafshoi 4-vjeçaren në Lungomare, procedohet pronari i Pitbull-it

Qeni kafshoi 4-vjeçaren në Lungomare, procedohet pronari i Pitbull-it

11:30 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com