Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka tubuar delegacione të 193 vendeve anëtare në debatin e përgjithshëm, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë këtu edhe një delegacion shqiptar nga Tirana, përfaqësues nga kreu shtetëror nga Republika e Shqipërisë llir Meta, i cili pritet sot të ketë një takim me shefin e OKB-së Antonio Gutierres.
Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Eri Kaneko: Prania e delegacionit të Kosovës në OKB privatisht, as si vëzhguese si Palestina
Udhëheqësit botërorë nga e hëna janë mbledhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 150 udhëheqës të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra do të zhvillojnë takime, përfshirë këtu edhe ato nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Serbia etj.
Sipas RTK, Klan Kosovës dhe mediave tjera të njohura si të Hashim Thaçit “Në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në New York po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova i prirë nga presidenti i Kosovës..” Por, zyrtarët e OKB-së në Nju Jork kanë dematuar këtë lajm, duke pohuar se “As Hashim Thaçi e as as delegacion nga Prishtina nuk është ftuar në sesionin e sivjetmë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Se si kanë mundur të hyjnë në lokalet e Pallatit të OKB-së, mund t’i pyesni ata..”
Në pyetjen rreth prezencës së delegacionin nga Kosova në punimet e sivjetëm të sesionit të AP-së të Kombeve të Bashkuara, Eri Kaneko, zëdhënëse e OKB-së, është përgjigjur se “delegacioni, përfaqësuesit nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork nuk janë ftuar zyrtarisht, dihen arsyet. Nëse ata janë në Nju Jork, mund të jenë privatisht dhe jo në punimet e sesionit të AP të OKB-së.”
“OKB nuk lëshon ftesa në vetvete për Asamblenë e Përgjithshme. Lidhur me Debatin e Përgjithshëm të nivelit të lartë, vetëm përfaqësuesit nga Shtetet Anëtare dhe Vëzhguesit e Përhershëm mund të flasin…” ka thënë sot zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Eri Kaneko për Presheva Jonë.
Se a ishte Kosova prezente si vëzhguese në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zyrtarja e OKB-së në fund ka thënë: “Jo – Dihet vëzhguese të Përhershme janë vetëm dy vende Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës”.