jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Nga: Enton Abilekaj

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin, pavarësisht se çmimi i naftës u rrit një ditë përpara thirrjes. Ishin heronj deri ditën e zbrazjes së bulevardit, u quajtën tradhtarë ditën e fundit, nga ata që e kërkuan shpjegimin e dështimit gabim.

Pse dështojnë protestat? Kush është fajtori? Populli, organizatorët “e kompromentuar”, apo partitë politike që ndërhyjnë?

Këto alternativa janë sjellë si shpjegim deri tani, por asnjëra nuk është në gjendje të mbrohet. Është populli kur nuk ka pjesëmarrje, kur bulevardi mbushet e kanë fajin organizatorët, kur fillon të zbrazet e kanë fajin partitë që duan të marrin kontrollin.

Janë copa të pamjaftueshme për të plotësuar puzzle-in. Edhe sepse arsyet kërkohen brenda bulevardit. Mjafton një vështrim në Perëndim, për të kuptuar që arsyeja kryesore e dështimit është mungesa e strukturës sociale, e organizimit të punës dhe grupeve të interesit. Kjo shpjegon të gjitha ato që sillen si shkaqet e dështimit, por në fakt janë pasoja. Populli nuk është i paditur dhe frikacak, por i paorganizuar. Nuk ka sindikata sipas grupeve të interesit dhe të kontrolluara nga grupet e interesit. Nëse në Spanjë kamionistët bllokuan rrugët, askush nuk guxoi ta thyente grevën dhe të prishte protestën. As qeveria, as bizneset që i kanë punësuar nuk guxuan të marrin masa ndaj protestuesve, sepse situata do të përshkallëzohej. Nëse do të pushohej nga puna një kamionist- protestues, sindikata do ta zgjaste grevën dhe do të shtonte kërkesat. Pronari mund të gjejë një kamionist jashtë sindikatës për ta zëvendësuar, por do të humbiste një flotë të tërë, që është në sindikatë dhe do të bllokohej.

Në Shqipëri, ku kryeministri mburret me mungesën e sindikatave, nëse do të protestonin të punësuarit në Shtet apo Privat, mund ta humbasin vendin e punës, të zëvendësohen dhe të mbeten pa të ardhurat jetike. Nëse del në protestë se paga nuk të mjafton, se punëdhënësi të keqtrajton, se qeveria spekulon, mund të humbasësh edhe statusin minimal, protesta, në vend që ta përmirësojë, mund ta përkeqësojë jetën.

Shqiptarët nuk janë më frikacakë se popujt e tjerë, janë vetëm të destrukturuar, janë të vetmuar. Për shkak të komunizmit të egër që, jo vetëm i ndaloi organizimet e punës, por edhe i zëvendësoi me struktura të drejtuara nga pushteti që ishte i një partie totalitare.
Kështu vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit, sepse ndarja me të nuk u bë kurrë, ose u bë keq. Organizimet e reja u morën në kontroll nga partitë e reja, të vjetrat vazhduar nën kontrollin e partisë së vjetër. Sindikatat u bënë grabitës pronash në shkëmbim të pushtetit që jepte fuqia e bashkimit të grupeve të interesit. Secila parti kishte sindikatën e vet të preferuar deri sa autoriteti i tyre mori fund bashkë me pronat që u shitën e u falën në mënyrë kriminale.

U zëvendësuan me shoqata jofitimprurëse, që më shumë përfaqësonin donatorët se grupet e interesit, derisa donator u bë shteti.

Protesta e studentëve që filloi si shpresa më e madhe e zgjimit dhe përfundoi në copa, e kafshuar nga shoqata partiake, parapolitike, apo grupime të çorientuara, dha sinjalin e çorganizimit dhe përçarjes së mbjellë këto 30 vjet, megjithëse fara ka qenë aty që në gjenezën e kombit.

Sot jemi në situatën ku qytetarët duhet të përballen vetëm me problemet. Përveç vulnerabilitetit të vetmisë, është dyshimi i mbjellë nga e shkuara, se organizimi nuk do të sjellë rezultate për të gjithë, por vetëm për një përfaqësi abuzuese. Sherret për mikrofonin në protesta, dalja aty e njerëzve pa mbështetës por me shumë ambicie personale që mbi të gjitha nuk i bashkon as vizioni për zgjidhjen e problemit me qeverinë, vetëm sa e shkërmoq grumbullimin.

I vetmi grup kompakt protestuesisht mbetet ai që shkon aty për arsye partiake, mbeshtetësit e opozitës, që ose janë pa punë në pritje te rotacionit, ose janë në punë te mbrojtura nga opozita, ose kanë të ardhura të garantuara nga e shkuara në pushtet.

Kjo është arsyeja që akoma sot, ndryshe nga çdo vend modern, i kërkohet opozitës të organizojë protesta. “Revenanti” Berisha, për kontrast me Lulzim Bashën, po paralajmëron protesta në të gjithë vendin, rikthimin e opozitës së 2003- 2004, që, pasi dështoi, kaloi tek taktika e paqes dhe ofertës qeverisëse me KOP.

Në fakt në 2004 kaloi në rolin që kryen opozita në çdo demokraci; ofrimin e një alternative të pëlqyeshme. Një alternativë që duhet tu pëlqejë aq shumë qytetarëve sa të rrezikojnë duke dalë në protesta, për të kërkuar largimin e qeverisë, ose zbatimin e planit alternativ.
Nëse sot opozita do të kishte një plan më të mirë, të argumentuar me shifra reale dhe konkrete, do kishte krijuar terrenin për protesta civile pa praninë e saj. Ashtu si kërkesat e protestës në ditët e para bashkuan mijëra vetë në bulevard.

Protesta e armëve kimike i shërbeu Edi Ramës për manualin e shkatërrimit të protestave, që ajo të mos përsëritej. Pas asaj, ai monopolizoi fondet e shoqërisë civile, joshi aktivistë të njohur, rrahu dhe denigroi ata që nuk u joshën. Shkatërroi përfundimisht strukturën sociale, duke goditur armikun e autoritarizmit – shtresën e mesme. Taksa progresive mbi pagën dhe përgjysmimi i taksës për dividentin e përcaktuan qartë politikën e tij për polarizimin e skajshëm të vendit më të varfër dhe të pasur, pa shtresën e mesme, që është jobesnike politikisht dhe e lëvizshme shoqërisht.

Me protestën e studentëve mekanizmi u përsos, me protestat e 2019, teknologjia mori hov me gazin lotsjellës që shërbeu edhe në 2020 me protestat për Klodjan Rashën. Sot, kur përfaqësimi opozitar, partiak apo civil është përçarë më shumë se kurrë, i mjaftojnë mediat që ka në kontroll për të shpërbërë çdo protestë.

Tags: Enton Abilekajprotesta

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Presidentja e Parlamentit Evropian takohet me Zelenskyn

Presidentja e Parlamentit Evropian takohet me Zelenskyn

Will Smith jep dorëheqje nga Oscars  

Will Smith jep dorëheqje nga Oscars  

Perfect places to watch the sunrise in Bali while you honeymoon







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com