Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.
Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave, e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë, me partnerët e saj tregtarë.