Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit nga xhamia e Shkupit. Zaev vizitoi xhaminë Mustafa Pasha, ku besimtarët myslimanë kryen edhe faljen e mëngjesit. “Sot me rastin e Kurban Bajramit gjendem me besimtarët myslimanë në xhaminë e Shkupit”, shkruan ai në FB.