Regjisori Kastriot Çipi ka zhvilluar një bisedë në WhatsApp me kryeministrin Edi Rama, teksa i ngrinte shqetësimin për mësuesit në shkolla. Çipi e vë në dijeni kryeministrin Rama, se lëndën e Teatrit në shkollën e të birit e jep një mësuese vizatimi.
Ai madje i kërkon që ti jepet mundësia për të punuar si mësues i lëndës së Teatrit. Por teksa regjisori parashtronte kërkesat, edhe më i prerë ishte Rama në përgjigjet e tij. Sikundër duket edhe nga mesazhet e shkëmbyera mes palëve, biseda është shndërruar më tej në personale.