Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur Prek Cali akuzohej se përkrahte “shovinizmin shqiptar”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Prek Cali akuzohej se përkrahte “shovinizmin shqiptar”

Në një raport të gjatë prej 7 faqesh të përgjegjësit organizativë të seksionit politik të Divizionit të 2-të, Veis Pipa të datës 24.2.1945, bëhet fjalë për aktivitetin e brigadave 1, 23, 24 (pjesë të divizionit).

Këtu përmenden shumë fakte si torturimi i popullsisë civile, si dhe puna e dobët e “shokëve jugosllavë” në mosgoditjen e “shovinizmit shqiptar” etj. Prek Cali dhe të tjerë përfaqësues të parisë akuzohen po “mprihnin shovinizmin shqiptar”. Pra, të drejtat e shqiptarëve që banonin në Mal të Zi cilësoheshin të rrjedhura nga shovinizmi shqiptar.

-Brigada e 1-rë me pesë batalionet e saj numëronte këtë kohë 1.700 partizanë, të shtuar nga mobilizimi me forcë i asaj kohe.

-Brigada 23-të kishte rreth 1.400 partizanë. Raporti shënon disa sjellje imorale të shokëve partizanë “me disa shoqe pioniere”, por edhe vjedhje të kryera nga kuadro.

-Brigada e 24 kishte rreth 1.000 partizanë, por më se 200 prej kishin dezertuar.

Komandant i divizionit në fillim ishte Gjeli Argjiri e pastaj Ndreko Rino.

Midis të tjerash në këtë raportin e Vesi Pipës thuhet:

“Shkodra është vendi ku reaksioni qe dëmtuar pak, bile ky reaksion duke e pandehur veten të mbështetur, guxoi të hidhej në luftë të hapët me pushtetin tonë dhe ushtrinë e tij.

Edhe më përpara dihej që kishte reaksion, por jo në të vërtetën (që) u tregua. Në krye të reaksionit qëndron kleri katolik.

Kundër reaksionit ishin marrë si masë: çarmatimi i popullsisë dhe mobilizimi në ushtri. Mirëpo si njërës, ashtu edhe tjetrës nuk i qe dhënë rëndësi. Shokët tanë kënaqeshin me punën e këshillave nacionalçlirimtare, të cilat në përgjithësi zëvendësonin kryepleqësitë.

Në krahina lëviznin të sigurt, Llesh Marashi, Marka Gjoni, Mark Martini, Prek Cali, Dom Nikolla i Shkrelit, Hasan Isufi, Dom Lazri, etj. Lëviznin dhe bënin punë kundër nesh, parulla me qindra përhapën dhe disa prej tyre u gëlltitën nga turma. Përpjekja me armë e shtoi vërejtjen e komandave tona dhe për likuidimin e këtij reaksioni u fillua një reaksion në të gjithë zonën e Korparmatës së 3-të.

Ky operacion na kushtoi edhe ne: vuajtje, material pune, pengesë pune dhe humbje në njerëz. Më shumë se 40 partizanë na janë vrarë me armikun prej Bërdicë në Vermosh, shumë të tjerë na janë plagosur dhe sëmurur. Por më shtrenjtë i kushtoi armikut: një pjesë e konsiderueshme reaksionarësh u zunë dhe u vranë, të tjerë u dorëzuan. Zonat u çarmatosën dhe po çarmatosën imtësisht. Familje u internuan. Ilegalët humbën bazat. Shtëpi u dogjën, pasuri u sekuestrua. Të dezertuarit u kthyen. Mobilizimi po vazhdon i gjerë. Një gjë veç është për t’u vënë re: Gjatë këtij operacioni ka shokë që i kanë marrë urdhrat të ngurta. Në përgjithësi nuk kanë ditur të bëjnë diferencimin me turmën e gabuar. Janë marrë shumë herë masa ekstreme dhe është torturuar popull, shkruan ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme.

Reaksioni ka gjetur dhe po gjen akoma vend për të mprehur shovinizmin e minoriteteve shqiptare tek kufirit: Hot, Gradë e Krajë. Kërkojnë me insistim të hidhen me ne. Nga sa kuptohet edhe organizata jugosllave nuk ka dërguar elemente të përshtatshëm për të punuar në këto krahina. Vlen të merret në studim të imët kjo çështje e unë kisha për të qenë i mendimit që të dërgohen shokë tanë për të punuar në atë anë dhe të mobilizohen e të dërgohen në luftë përkrah me divizionet tona në Jugosllavi.

Tags: akuzohejpërkrahtePrek Calishovinizmishqiptar

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Ambasada Amerikane publikon një njoftim të rëndësishëm, ja çfarë duhet të dini

Skandal! Lumenjtë pushtohen nga inerte e mbetje urbane

Skandal! Lumenjtë pushtohen nga inerte e mbetje urbane

Jeta pas Pax Americana-s

Jeta pas Pax Americana-s







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale
Aktualitet

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

by mirseda
09:21 | 16/02/2026
0

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku po prezantohet ndryshimi ligjor sa i përket...

Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

09:19 | 16/02/2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

09:07 | 16/02/2026
Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH

Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH

09:05 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

09:01 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com