Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kur një gjest në fushë përlot gjithë botën, momentet më prekëse të futbollit (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kur një gjest në fushë përlot gjithë botën, momentet më prekëse të futbollit (Video)

Futbolli është një nga sportet më të dashur në botë, i cili mbledh çdo javë në stadiume mijëra njerëz. Triumfet në fushën e blertë sjellin shumë gëzim dhe në shumë raste lot gëzimi, ashtu si i sjell edhe humbja. Por nuk janë vetëm këto momentet kur futbollistët gjatë një ndeshje shpërthejnë në lot.

Në disa raste ajo kalon përtej futbollit dhe lotët prekin çdo person, si dedikime të caktuara nga ana e futbollistëve, të cilët mund të kenë humbur një person të dashur dhe lamtumira të lojtarëve besnikë të cilët kthehen në legjenda në ekipet e tyre.

Në videon më poshtë do të ndiqni disa raste mjaft prekëse nga futbollistë në fushën e lojës:

Babai i lojtarit të skuadrës angleze të Brajtonit, Entoni Noknaert, vdes në një aksident. Kur shënoi një gol pak ditë më pas, Entoni e festoi në këtë mënyrë…

Kjo është për ty biri im…Mbrëmjen e shkuar, pati një episod të jashtëzakonshëm në një ndeshje futbolli në Angli. Mesfushori shënon një gol me një dedikim tejet prekës, kushtuar djalit të tij që kishte ndërruar jetë. Billi Shot i skuadrës së Lankasterit po luante kundër Midëllsbrout, vetëm 3 ditë pasi djali i tij i vogël ndërroi jetë. Luis Shot ishte vetëm 2 ditë, dhe babai i tij zbuloi se goli i dedikohej pikërisht atij. Një mesazh tejet prekës në bluzën e kuqe:Kjo është për ty biri! Dhe ai theksoi më vonë se donte të bënte diçka të veçantë për djalin e tij.

Lampard: “Të jem i sinqertë, isha djali i mamasë, kam qenë dhe do të jem gjithmonë i tillë…” Paç fat djalë. Të gjithë po imagjinojnë se çfarë po ndodh në këtë moment në mendjen e Frenk Lampard. Ka qenë një javë dramatike, që mund të ketë ndikimin edhe në karrierën e futbollistit. Por ai shënon dhe kjo është diçka e veçantë, një moment vërtetë emocionues për futbollistin dhe të atin në tribunë.

Disa lojtarë e kanë thjeshtë punë profesionin e futbollit nga të cilat nxjerrin të ardhura të mira. Por ka raste kur për lojtarin skuadra është vetë jeta, si në rastin e Steven Gerard. Kapiteni i Liverpool u shpreh se ai ishte më shumë një tifoz se një futbollist kur luante Liverpool: “Unë jam vetë një tifoz i Liverpulit, dhe mërzitem shumë kur humbim”.

Lionel Mesi: “Diçka që ndodhet thellë në karakterin tim, më lejon të provoj gjithçka dhe të përpiqem të fitoj”. Ylli argjentinas ka provuar të fitojë shumë trofe në nivel klubesh, por nuk e ka arritur këtë me kombëtaren e tij. Kur humbi shansin për të ngritur kupën përballë Kilit, Messi ishte mjaft i dëshpëruar dhe fillimisht vendosi të tërhiqet nga kombëtarja, por më pas vendosi të kthehet edhe më i fortë, pasi një kampion nuk dorëzohet kurrë.

Lamtumirat janë pjesa më e vështirë e një futbollisti, aq më shumë kur është rritur dhe ka luajtur vetëm për një ekip. Xavi Hernandez dhe Steven Gerard kaluan karrierën e tyre njëri tek Barcelona e tjetri në Liverpool. Ylli katalanas u mbërthye nga emocionet gjatë fjalimit dhe nuk mund të fliste shumë gjatë, por lotët e tij tregonin gjithçka që ai ndjente në atë moment. Ndërsa Steven Gerard u shpreh: Po rezervoj falënderimin e fundit për tifozët më të mirë të futbollit në botë, për emocionet e mëdha që më kanë dhënë…

Legjenda e Manchester United është Aleks Ferguson dhe momenti i largimit të tij nga “Djajtë e kuq” ishte një moment mjaft i vështirë për të gjithë tifozët dhe drejtuesit. Ferguson në fjalët e lamtumirës u shpreh:Nuk kam luajtur asnjëherë në jetën time për një barazim. Dua t’iu falënderoj shumë sonte jo vetëm drejtuesit, menaxherët, lojtarët, por të gjithë ju. Keni qenë skuadra më e rëndësishme në jetën time. Faleminderit. TIRANA TODAY

Tags: botënfushefutbollitGjestgjithëmomentetpërlotprekëseVideo

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Tronditet Spanja, dëmtohet qendërmbrojtësi 3 ditë para Botërorit

Tronditet Spanja, dëmtohet qendërmbrojtësi 3 ditë para Botërorit

Dëbimi i shqiptarëve, ministria “shpërfill” Rusinë: S’është surprizë për ne!

Ditmir Bushati: Do të zbatojmë marrëveshjen për emigrantët

Teatri Kombëtar/Veliaj: Aktorët po sillen si arkitektë

Teatri Kombëtar/Veliaj: Aktorët po sillen si arkitektë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com