Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur Kryeprokurori dhe Presidenti ishin në shërbim të Sali Berishës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kur Kryeprokurori dhe Presidenti ishin në shërbim të Sali Berishës

Nga Mero Baze/ Sali Berisha është zbythur dje nga me takt nga “akuza” e tij rreth të ashtuquajturës kërkesë për arrestim nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, duke rikeqpërdorur në mënyrë të pamëshirshme ish- kryeprokurorin e Shqipërisë dhe ish- presidentin e Shqipërisë. Duke qenë se e mendon çdo ditë mundësinë e arrestimit të tij, dhe këtu nuk ka faj me ato që ka bërë, ai provoi në “sqarimin” e djeshëm, se ka bërë një “provë gjenerale” për të testuar sa mundësi ka pasur që perëndimorët, ndërkohë që bënin reformën, të kishin një plan për arrestimin e tij.

Duke qenë se ai problem kryesor në gjithë procesin e reformës, kishte vetëm ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, dhe sidomos kompetencat e OMN, ai paska tentuar të prodhojë një lajm rreth kërkesës për arrestimin e tij.

Siç e pranoi vetë, në këtë skenar ai ka përfshirë presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, në një version fare banal. Ka thirrur Adriatik Llallën dhe i ka thënë t’i thotë Bujar Nishanit se ka pasur një kërkesë për arrestim. Ky i fundit pastaj ka thirrur ambasadoren Vlahutin. Në fund, nuk ka ndodhur asgjë, pasi ka qenë thjesht një gënjeshtër, por i gjithë skenari dëshmon se kë kemi pasur president dhe kryeprokuror.

Dy figurat kyçe të shtetit shqiptar kanë qenë aq joseriozë dhe të verbër në shërbimet politike, sa kanë rënë dakord të prodhojnë një gënjeshtër shtetërore, dhe përmes kësaj, të shantazhojnë ambasadoren e BE në Shqipëri.

D.m.th kryeprokurori, i cili duhet të vihet në lëvizje vetëm nga faktet dhe shkresat zyrtare, ka pranuar të jetë dëshmitar anonim në një deklaratë e cila është e mjaftueshme që sot t’i hedhësh prangat si mashtrues në emër të shtetit shqiptar.

Presidenti, edhe më i mangët seç e kemi ditur, po ashtu ka pranuar të bëjë sikur e thërret zyrtarisht për të mësuar të vërtetën, dhe në fund gjithë skenari ka përfunduar si kafene e plakave të lagjes, që dikush i tha dikujt diçka, por në fakt nuk e dimë sa e vërtetë është.

Nga e gjithë kjo histori poshtëruese për krerët e institucioneve të shtetit shqiptar, e vetmja gjë që vlen është që Sali Berisha, së paku e ka menduar burgun, dhe nuk është ashtu siç kërkon të hiqet.

Por nga ana tjetër, mënyra kriminale si ai ka përdorur institucionet e shtetit shqiptar në funksion të një paranoje të tij, është e frikshme.

E gjithë kjo histori vlen tashmë të hetohet zyrtarisht dhe njerëz të tillë që keqpërdorin një zyrë të lartë të shtetit shqiptar në funksion të një paranoje, duhet të përballen me ligjin.

Shantazhi që i është bërë në këtë rast zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, është ekstrem, dhe është bërë jo vetëm në mungesë të çdo fakti, por dhe duke keqpërdorur pa mëshirë dy institucionet më të larta të shtetit, presidentin dhe kryeprokurorin.

Një kryeprokuror që merr një kërkesë të tillë në zyrë nga një diplomat, ose duhet të ndalojë diplomatin dhe të kërkojë zbimin e tij nga Shqipëria, ose duhet të marrë në dorë faktet që ai i jep dhe të operojë për t’i zbardhur. Kurse ky versioni që zotit Llalla i paskan kërkuar gjithë ambasadorët arrestime dhe ky nuk i ka denoncuar, na bën vendin më qesharak në botë edhe kur nuk është e vërtetë.

Pasi kjo na lë të besojmë, se në zyrën e Adriatik Llallës mund të ketë shkuar kushdo dhe të ketë kërkuar arrestime dhe linçime, dhe ai ka vepruar pastaj sipas qejfit.

Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë, që tani shqetësohen se në zyrën e kryeprokurorit ka shkuar Arta Marku, po dëshmojnë se kanë pasur aty jo më një kukull, por një ushtar të neveritshëm politik, që ka pranuar të vihen në gojë të tij, gjëra që nuk ja kanë dëgjuar veshët. Ai është dëshmitari i rremë më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, pasi po përdoret si i tillë, jo për ndonjë vrasje ordinere, por për të futur në luftë Shqipërinë me Perëndimin dhe për t’i shërbyer paranojave të një plaku që shikon ëndrra me burg.

Mjafton kjo për të kuptuar kë kemi pasur president dhe kryeprokuror dhe për kë duan t’i vënë zjarrin Shqipërisë opozitarët e sotëm. Kemi pasur kryeprokuror dikë që provë quan dëshirat paranojake të Sali Berishës dhe president dikë që mendon se zyra e presidentit është zyrë për të noterizuar çdo paranojë të Sali Berishës. Edhe kur të gjitha palët e dinë se bëhet për të goditur praninë e Perëndimit në Shqipëri./TEMA/

Tags: ishinkryeprokurorikurpresidentiSali Berishëssherbim

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Eliminimi i Italisë nga Botërori, premtimi i Venturës: Do i them të gjitha

Eliminimi i Italisë nga Botërori, premtimi i Venturës: Do i them të gjitha

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Kamza trondit Skënderbeun, Zguro barazon me një “perlë” (Video)

Kamza trondit Skënderbeun, Zguro barazon me një “perlë” (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

by mirseda
20:50 | 15/12/2025
0

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht...

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com