Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur digjet Ukraina, s’ka rëndësi sesi voton Rogozhina

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

Nga: Skënder Minxhozi

Përtej batutës dhe në respekt të votuesve të Rogozhinës, faktikisht nuk ka ndonjë rëndësi as sesi voton në 6 mars Shkodra, Durrësi apo bashkitë e tjera në radhë. Nesër mbahen zgjedhje vendore të cilat kanë qysh tani një mandat të cunguar. Votohen kryebashkiakë por jo njësi vendore, votohen zyrtarë që do të kenë vetëm një vit mandat, e jo më tepër.

Nëse këtyre arsyeve ju shton edhe temën madhore që ka zënë jetët e evropianëve këto ditë, konfliktin e rrezikshëm ukrainas, me pasoja për të gjithë kontinentin dhe botën, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit tkurren edhe më tepër akoma nga pesha dhe interesi.

E vetmja rëndësi e zgjedhjeve të 6 marsit është që opozita të zgjidhë hierarkinë e forcave brenda kampit të vet, sipas skemës “prindi 1-prindi 2”. Berisha apo Basha, kjo është çeshtja. Përtej humorit, këto zgjedhje janë një test relativisht i rëndësishëm për të përcaktuar sesa vlen pas 8 janarit Sali Berisha dhe Lulzim Basha brenda kampit opozitar. Përveç këtij kurioziteti, këto zgjedhje ofrojnë pak ose aspak impakt në ecurinë e punëve në këtë vend.

Zgjedhjet e të dielës mbahen tani, e jo në momentin që duhet të ishin mbajtur, sepse kështu vendosi Ilir Meta, me qëllim që t’i japë një dorë Foltores, pas rënies së zhurmshme të 8 janarit. Berisha shpreson që me marrjen e Shkodrës apo Dibrës, të rimarrë diçka nga kuotat e humbura në ditën kur e sulmoi me sëpata e shkallë zjarrfikësish partinë e vet. Është e vështirë të besohet se një fitore e tillë më shumë simbolike sesa me ndonjë peshë në kandarin kombëtar të forcave, ta përmirësojë disi pozitën e Doktorit brenda të djathtës.

Lulzim Basha nuk e ka aspak merak rezultatin e 6 marsit. Përballja e tij e vërtetë ka qenë në 8 janar, jo nesër. I mësuar me humbjet seriale, ai e ka gati justifikimin: na sulmoi Berisha prandaj humbëm! Zgjedhjet e të dieles nuk do ta nxjerrin Lulin nga selia dhe as do t’i japin në duar Doktorit vulën e partisë. Ai tren duket se ka kaluar tashmë.

Zgjedhjet e pjesshme lokale janë diçka më shumë se një sondazh nga ata që televizionet zhvillojnë çdo javë për emisionet e tyre të debatit. Lufta në Ukrainë i ka dhënë goditjen e fundit një procesi elektoral të tkurrur e pa peshë qysh në krye të herës.

Relativizimi që temat e brendshme shqiptare pësuan pas pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë një “eksperiment social” unik është për ne shqiptarët, që shpesh jetojmë të mbyllur në sferën tonë provinciale të halleve e krizave, të pakujdesshëm për faktin që jetojmë në një botë globale, ku një bombë e hedhur në rrugët e Kievit oshëtin deri në dyert e shtëpive tona.

Kur digjet Ukraina, s’ka rëndësi sesi voton Rogozhina, Shkodra apo edhe Durrësi. Rreziku i sigurisë dhe paqes tejkalon çdo proces tjetër që i përket jetës normale.

Tags: rusiaskender MinxhoziUkraina

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Rritet çmimi i naftës, pasi SHBA po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus

Rritet çmimi i naftës, pasi SHBA po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

Makthi i sekserit të Vjosës

Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

by mirseda
17:39 | 18/04/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e...

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com