Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur çekët hodhën politikanët e tyre nga dritaret e zyrave

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kur çekët hodhën politikanët e tyre nga dritaret e zyrave

Dy herë, fillimisht në vitin 1419 dhe pastaj në 1618-ën, qytetarët e frustruar të Pragës (sot kryeqyteti i Republikës Çeke), kanë hedhur udhëheqësit e tyre nga dritaret e zyrave të tyre në katet e sipërme të godinave publike. Termi në anglisht për hedhjen e dikujt apo diçkaje jashtë dritares “defenestration”, është përdorur gjithashtu në ndonjë rast për të hedhur poshtë autoritetin e një personi; dhe në të dyja ngjarjet e Pragës, gjejnë zbatim të dyja kuptimet.

Secili nga dy incidentet lindi si pasojë e shumë mosmarrëveshjeve, për shkak të një kryqëzimi mes fesë dhe politikës. Në rastin e parë, në fillim të shekullit XV ekzistonte shumë pakënaqësi brenda vendit ndaj Kishës Katolike. Në veçanti, grupime të caktuara qenë acaruar për shkak të sasisë së madhe të pasurisë që zotërohej nga kleri dhe fisnikëria, krahasuar me varfërinë e rëndë të shtresës së fshatarësisë.

Në kundërpërgjigje të kësaj situate u ngritën predikuesit radikalë, duke përfshirë edhe një prift relativisht popullor të sektit Husit, të quajtur Zelivski. Pasi këshilli i qytetit të Pragës, refuzoi lirimin e disa anëtarëve Husitë që mbaheshin në burg, Zelivski udhëhoqi pasuesit e tij në një marshim proteste në sallën e qytetit, Novomēstská Radnice.

Gjatë marshimit, dikush nga bashkia e qytetit qëlloi me gur në drejtim të Zelivskit. Kjo e ndezi situatën tek turma, që tashmë vlonte në vetvete, dhe mësyu me forcë në ndërtesë. Protestuesit gjetën një gjyqtar, një përgjegjës të burgut dhe 13 anëtarët e këshillit. Çdonjëri nga ata u hodh flakë shumë shpejt nga njëra prej dritareve të kateve të mësipërme. Ata që nuk vdiqën nga përplasja me tokën, u vranë nga turma që i priste poshtë.

Ngjarja e dytë e këtij lloji, ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. Katër dekada pas shpalljes së 95 ankesave të Martin Luterit tek dera e kishës së Vitenbergut, katolikët dhe protestantët në të gjithë Evropën, u angazhuan në një mori konfliktesh.

Në çdo rast, në vitin 1555, Perandori i Shenjtë Romak Katolik (i cili qe gjithashtu Mbreti i Bohemisë, kryeqyteti i të cilës ishte Praga), princat e tij luteranianë, dhe fisnikët zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre (për momentin) me paqen e Augsburgut.

Gjatë gjashtë dekadave që pasuan, marrëdhëniet e mira mes tyre bënë që mbretërit Bohemianë t’i jepnin gradualisht fisnikërisë një liri gjithnjë e më të madhe fetare, duke rritur kompetencat civile dhe ligjore. Në vitin 1618, këto raporte të mira u prishën papritur, teksa trashëgimtari i mbretërisë, një katolik i devotshëm që ishte në favor të Kundër-Reformës (rivendosjes së Katolicizmit në Evropë) u ngjit në pushtet, dhe ia doli të heqë shumicën e të drejtave dhe privilegjeve që kishin pasur më herët fisnikët protestantë – deri në pikën që shpërbëri edhe asamblenë e tyre.

Në 23 maj 1618, disa nga këta fisnikët protestantë, të tërbuar nga inati, u përballën me katër lordët katolike të Kancelarisë Bohemiane, duke kërkuar të dinë rolin e këtyre të fundit në rënien e tyre e statusit të tyre. Dy prej lordëve katolike, Kontët Vilem Slavata dhe Jarosllav Borzita, u shprehën krenarë për veprimet e tyre dhe morën shpejt përgjegjësinë, duke supozuar se vetëm do të arrestoheshin.

Por, princat protestantë kishin tjetër gjë në mendje. Një nga udhëheqësit e grupit, Konti Matias von Tyrn i tha dy burrave para turmës që ishte mbledhur për të parë: “Ju jeni armiqtë tanë dhe të fesë sonë, na keni privuar nga të drejtat tona, keni rrënuar qytetarët tuaj protestantë… dhe jeni përpjekur t’i detyroni ata për të pranojnë fenë tuaj, kundër vullnetit të tyre ose në të kundërt do të dëboheshin…

Ai pastaj iu drejtua turmës: “Sikur t’i lëmë këta njerëz gjallë, atëherë do të humbasim privilegjet dhe fenë tonë… sepse asnjë drejtësi nuk mund të burojë prej tyre… ”. Menjëherë pas këtyre fjalëve, turma i flaku të dy kontët, së bashku me sekretarin e tyre, Filip Fabricius, nga dritaret e katit të tretë.

Për fat të tre i mbijetuan rënies, ndonëse poshtë kishte një tjetër turmë njerëzish që vëzhgonin gjithçka. Ndryshe nga ngjarja e parë, këtë herë askush nuk mendoi t’i vrasë në ndonjë mënyrë tjetër. Për rrjedhojë, më vonë u treguan dy versione shumë të ndryshme të mbijetesës së lordëve katolike.

Katolikët pretendonin se ishte Virgjëresha Mari dhe engjëjt që i kapën në ajër, duke i ulur butësisht në tokë. Në përgjigje të kësaj, protestantët pohonin se qe një grumbull i madh jashtëqitjesh nën dritaret e godinës, ai që zbuti përplasjen e tyre me tokën.

Tags: çekëtdritaret e zyravehodhënpolitikanët

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shehi: Topalli po gabohet me deklaratat, Bashës i janë turrë të gjithë

Shehi: Topalli po gabohet me deklaratat, Bashës i janë turrë të gjithë

Shtypi i ditës, 3 qershor 2017

Shtypi i ditës, 3 qershor 2017

Shtypi nga bota, 3 qershor 2017

Shtypi nga bota, 3 qershor 2017







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com