Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur arti trajtohet si shtesë pallati

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kullat e vdekjes që po përpijnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë  

Andi Bejtja/Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe vetë, për të ruajtur vendin e tyre të punës, godinën e Teatrit Kombëtar, por në fakt ndoshta pa vetëdije po protestojnë për diçka më shumë, për diçka më të madhe dhe qytetare: po protestojnë për të ruajtur atë pak memorie historike të qytetit. Prandaj, në fakt kjo nuk është thjeshtë një protestë e aktorëve të Teatrit.

Sot, nuk duhet të shtrohet çështja; a do të ndërtohet Teatri i Ri Kombëtar në direkun e një vapori -pallat, që do të fillojë te ish-PD-ja vjetër e do të mbarojë tek Ministria Rendit, bashkë me teatrin si shtesë Pallati, por a do të mbetet Teatri i mëvetësishëm i rikonstrutar, si një vlerë historike e këtij qyteti.

Sot, më mirë ky teatër, të mbesë simbol i “brekëve të Violeta Manushit”, se sa simbol i një qendre të madhe tregtare.
Fatkeqësisht, ka mbetur shumë pak për të mbrojtur dhe siç ka thënë dikur Spartak Ngjela, ky qytet po kthehet në as më pak e as më shumë në një fjetore të madhe dhe ky është krimi më i madh që i është bërë këtij qyteti, i pariparueshëm, i pakthyeshëm dhe miliona vite burg i dënueshëm.

Sot disa zëra të veçuar që etiketohen nga Kryeministri “kazan” dhe një pjesë e medias serioze gjithashtu “Kazan” për Kryeministrin, na sollën në kujtesë se si bazuar në të famshmen formulë të Ramës partneritet Publik- Privat, u zhduk Kinema 17 Nëntori, një nga vlerat më të mëdha historike të këtij qyteti, u zhduk kinema Republika, u zhdukën muzetë, jo një po disa.

Sot Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa që dhe ashtu si ishte përfaqësonte një vlere historike të këtij qyteti edhe pse është lënë me perimetër të mëvetësishëm i kanë ngjitur po një kullë sipër, sikur dikush ka vënë bast, që po nuk pati pallat rrethe qark ta ketë sipër.

Fytyra e këtij qyteti sot, është ai monumenti otoman përbri Partizanit të Panjohur, i harkuar nga të gjitha anët dhe sipër nga një godinë shumëkatëshe, që duket si një embrion fëmije që barkun e asaj godine shumëkatëshe që nuk do ta lërë të lindë kurrë.

Sot, për momentin e vetmja godinë arti me perimetër të mëvetësishëm është Teatri i Operës dhe Baletit, fati i së cilës gjithashtu ka gjasa të jetë me pikëpyetje. Të vetmet kompromise që vendet e qytetëruara përfshi dhe Vatikanin, kanë bërë me nazistët, janë lidhur pikërisht me mosprekjen e memories historike të qytetit, ndërsa për ne, ky është kompromisi më i pamundshëm që mund të bëjmë më bashkatdhetarët që na qeverisin.

Ndaj, sot teksa një duzinë aktorësh po protestojnë për këtë godinë Teatri, ndoshta është koha t’i kërkojmë falje shqiptarëve për protestat e munguara qytetare në ruajtje të memories historike të këtij qyteti.

Duhet të kishim protestuar për kinematë e humbura të këtij qyteti, për muzetë e humbura, për kalldrëmet e humbura e shumë e shumë të tjera, duhet të kishim protestuar që kur u prish lartësia e bulevardit nga kullat përballë Piramidës, lartësi të cilën nuk guxoi ta prishte as diktatori Enver Hoxha.

Sot po të shëtisësh në rrugët e këtij qyteti kupton dy gjëra: që arti është shtesë pallatesh dhe që ky qytet është qeverisur, nga të paluturuar, injorantë dhe mbi të gjitha nga hajdutë.

Tags: artipallatishtesë!trajtohet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Dënim drastik nga UEFA, Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet

Dënim drastik nga UEFA, Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet

“Prerje kokash”, dekanët kërkojnë dorëheqjen e Mynyr Konit

“Prerje kokash”, dekanët kërkojnë dorëheqjen e Mynyr Konit

Detajet/13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza fundos 24-vjeçarin

Lezhë/Breshëri automatiku, arrestohet një person







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com