Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Kundërshtarët e Xhafajt tani duhet të veshin brekë hekuri”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Agron Xhafaj ka regjistruar zërin në Prokurori”

Dritan Hila, shkroi dje një status në rrjetin social ku, shpreh: “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”.

Kjo fjali e Hilës provokoi shumë reagime në rrjet.

Gazetarja Entela Resuli e Dita-s e ka marrë në një intervistë atë, për të folur në lidhje me aktualitetin  e çështjes “Xhafaj” .

-Zoti Hila, ditët e fundit opozita i është kthyer një çështje të vjetër të vëllait të ministrit të Brendshëm për një dënim në Itali. Si e shikoni këtë denoncim dhe pse pikërisht tani?

E shikoj si sulm ndaj njeriut që është autori i reformës në drejtësi. Por jo vetëm kaq. Ai është personi që jo vetëm e ka bërë por edhe do ta zbatojë. Është njohës i mirë i mekanizmit të shtetit për vetë faktin se ka qenë ministër disa herë në funksione kyçe, funksione që e kanë ndihmuar të njohë edhe njerëzit. Kjo do të thotë që njeh si ata që do të jenë zbatuesit e reformës ashtu edhe viktimat e saj.

Nëse kjo betejë e opozitës është bërë për hatër të parimeve që kanë lidhje me raportin mes vëllezërve Xhafa, atëherë duhet pranuar se kanë një problem me veshin muzikor dhe nuk dinë të mbajnë fare ritmin e kërkesës popullore. Është një këngë që është kënduar 12 vjet më parë dhe megjithëse i është rënë daulles me forcë edhe në ato kohë, nuk kanë fituar ndonjë çmim.

Mos harrojmë se është një përsëritje e të njëjtës partiturë që këndonin 4 vjet më parë kur vendi ishte në pragun e marrjes së statusit të vendit kandidat. Është në të drejtën e çdo opozite të bëjë luftë me mjetet që ka. Por kjo është e vërteta.

-Por duket se ajo që e shtoi më shumë presionin ndaj qeverisë ishte fakti që opozita nxori dhe një audio ku implikonte vëllain e ministrit për trafik të lëndëve narkotike.  Deri më tani kemi dy palë: ata që e marrin për fakt të kryer këtë video, ndërsa të tjerë që dyshojnë dhe e konsiderojnë atë të manipuluar, ju si e komentoni këtë?

Nëse është manipulim teknik, për këtë duhet të shprehen specialistët. Sa i takon asaj që thuhet se është një bisedë për pazar droge, ky përgjim nuk sjell asnjë fakt.

Të paktën nga ato që kanë publikuar. Mbase ekspertiza nxjerr se mos është thënë gjë tjetër pa sa për këto që janë deklaruar, Bashkëpunëtori X mund të ketë shkuar tek Agroni t’i kërkojë kanabis (siç thotë opozita) ashtu sikurse mund të ketë shkuar për të kërkuar para borxh, dyshek, batanije apo letër higjenike.

Asgjë nuk fakton trafikun e lëndëve narkotike edhe sikur Ermali që përmendet të jetë trafikant narkotikësh. E gjithë pjesa tjetër pastaj është lojë mediatike, ku opozita dhe mbështetësit e saj, krijon psikozën kolektive.

-Ndërkohë, ditën e sotme (dje)  vëllai i Xhafajt është vetëdorëzuar te autoritetet italiane për të zgjidhur problemet e tij me drejtësinë italiane. Sipas jush edhe kjo është lojë apo e konsideroni një  standard të ri për politikën shqiptare?

Nuk po merrem me anën morale të saj, pasi në këtë rast, më duhet të them që brenda çdo njeriu ka një anë të ndritur të tij. Çfarëdo gabimi të ketë bërë në jetë Agroni, me këtë akt tregoi burrëri të marrë përsipër pasojat e veprimeve të tij.

Politikisht është një standard që ka lënë pa lëvizje tjetër kundërshtarët e tij si brenda edhe jashtë partisë. Dhe më këtë mbyllet ky kapitull për Fatmir Xhafën i cili në vetvete është ndër të rrallët politikanë shqiptarë që nuk është përfolur për asnjë shkelje apo abuzim me pushtetin. Tani topi është në fushën e të tjerëve.

-Pas këtij vendimi ju jeni shprehur tekstualisht “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”. Për kë ishte ky mesazh?

Aktorët politikë shqiptarë kanë shumë skelete dhe qese floriri në dollapët e tyre. Nëse mendohej se çështja e Agron Xhafaj do ta mbante peng Fatmirin (që është një skemë e vjetër në politikën shqiptare), i hoqën vetes një mundësi presioni.

Dhe tani ky njeri që siç e thamë është autor dhe do të jetë aplikuesi i reformës, e ka shpatën e lirë të presë majtas dhe djathtas.

Dhe mos kujtoni se trembja është vetëm nga kampi opozitar. Ka shumë të trembur edhe në kampin e Xhafës, aq më tepër kur ata e njohin mirë natyrën e tij infleksible përballë ligjit.

Gjithashtu kjo vërtetoi edhe diçka tjetër që përflitet prej kohësh se Xhafa është njeri i amerikanëve. Amerikanët nuk e lëshuan Fatmir Xhafën. Dhe nuk ishte Rama që e mbajti Xhafën. Rama vetë, u mbajt te Xhafa pas aktit të pa precedent që bëri ky politikan.

-Megjithatë, një gjë vihet re, se sa herë ka akuza apo dhe implikime për njerëz të së majtës, shoqërohet me dorëheqje apo dhe me arrestime, por këtë gjë nuk e kemi parë në kampin e PD. Mendoni edhe ju kështu?

Madje shpesh njerëzit shprehen se “Berisha i mban të vetët, ndërsa të majtët të lëshojnë”. Çka ka të vërtetë brenda. Besoj është çështje formimi. Krahu i majtë ka politikanë me eksperiencë dhe kjo sjell edhe pasjen e standardeve më të larta. Por ka edhe individë me personalitet.

Tani besoj se është koha që kush ka probleme me ligjin në krahun tjetër, dhe kur them probleme, e kam fjalën për probleme direkte dhe jo të babait apo vëllait, të përgatitet, sepse mesa duket një erë tjetër do fillojë: Ku ata që nuk do shkojnë me këmbët e tyre, do të shkojnë t’i marrin me policë. Mbas këtij momenti fillon një erë e re në politikën shqiptare.

Tags: brekëduhethekurikundershtaretTaniveshinXhafajt

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Next Post
Audio-përgjimi/Deklarata e fortë e Bashës: ‘Bashkëpunëtori x’ dhe familja e tij… (Video)

Audio-përgjimi/Deklarata e fortë e Bashës: ‘Bashkëpunëtori x’ dhe familja e tij... (Video)

VIDEO-LIVE/Ruçi i ndërpret fjalën Bashës, opozita bllokon Kuvendin

VIDEO-LIVE/Ruçi i ndërpret fjalën Bashës, opozita bllokon Kuvendin

Marina feston ditëlindjen, urimi i Getit do t’ju lërë pa fjalë

Marina feston ditëlindjen, urimi i Getit do t'ju lërë pa fjalë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com