Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kullat e Veliajt, krim më i madh se hashashi i Tahirit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspirative, rrekej të më mbushte mendjen, se ajo historia e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, ishte thjeshtë një shpikje e Edi Ramës.

E ke parë këmbëngulte, alarmin e frynë ministra edhe deputetë socialistë, u përbetuan se ky ishte një skandal që nuk duhet të ndodhte dhe pastaj doli në skenë kryeministri që vuri drejtësi.

Me insistimin e të gjithë të ngjashmëve që e kanë më të lehtë t’u besojnë lidhjeve marroke që u prodhon truri i tyre sesa fakteve konkrete, ai bënte një paralelizëm të thjeshtë: Vetëm krahaso zhurmën mediatiko-politike që u bë për hecet e Skraparit, me heshtjen e varrit që rrethoi dhënien e lejeve për disa grataçiela në qendër të Tiranës, që u miratuan në po të njëjtën ditë.

Do të dalësh vetë në përfundim- përsëriste- se zmadhimi i “skandalit” të parë u bë thjeshtë për të fshehur skandalin e dytë. Në fund Rama e zgjidhi punën e heceve, por ama kullëzimi i Tiranës kaloi pa zhurmë dhe pa bujë.

Natyrisht as nuk i besova dhe as sot nuk më yshti përqafimi i teorisë së kolegut tim. Por fatkeqësisht, ashtu sikurse ndodh rëndom edhe në paranojat më fluturake, gjendet gjithnjë diçka racionale.

Unë nuk besoj se buja rreth rrezikut të kanioneve të Osumit u prodhua enkas nga spin-doctorët e Ramës, për të harruar dhënien e lejeve të ndërtimit për rrokaqiejt, por ama një gjë është e vërtetë: ekzistenca e këtyre të fundit u fsheh.

Dhe atëherë natyrshëm lindin disa pyetje: Po pse Edi Rama që del e flet me orë për çdo gjë, nuk jep asnjë lajm me pak rreshta kur miraton një grataçielë në Tiranë?

Po pse Erion Veliaj që thërret gjithë TV-të kombëtare dhe e bën superlajm edhe mbjelljen e një peme, nuk do ta afishojë imazhin e tij me dhënien e lejeve të ndërtimit? Pse propaganda e tyre i ka fshirë nga lista këto “kryevepra” që po pushtojnë qendrën e Tiranës?

Nëse ata e konsideronin këtë një punë të mirë, ata do të vepronin si gjithmonë, do e bashkëngjisnin atë me imazhin e tyre, do thërrisnin pastaj specialistë të blerë dhe gazetarë puthadorë, që të brohorisnin për revolucionin që po fillon në Tiranë.

Por, asgjë e tillë nuk ndodh. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë. Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinë që po konsumojnë një krim. Ata duan t‘i mbulojnë kullat me shoshë, sepse janë të ndërgjegjshëm se përmes tyre po e vrasin kryeqytetin.

Mjafton të përmendësh se kryeministri i sotëm, 20 vite më parë, kur ishte ministër Kulture dhe kur nuk kishte mundësi të fuste gjë në xhep, e shpalli zonë të ruajtur qendrën e Tiranës ku po jep leje sot.

Mjafton të përmendësh se Erion Veliaj, në fushatë, kur duhet të joshte qytetarët për vota, premtonte zero ndërtime në Tiranë. Që pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate të reja.

Në këtë kuptim, ky krim që po tenton të mbulohet me heshtje, i ngjan një tjetri, atij që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryen në mandatin e parë të Rilindjes, kur i hapën rrugën kanabizimit të vendit.

Analogjitë nuk gjenden vetëm tek fshehtësia. Ato nuk përkojnë vetëm në faktin se edhe atëherë socialistët bërtisnin që alarmi për hashashin qe një shpikje e opozitës dhe mediave të kazanit. Jo, analogjia shkon përtej përpjekjes për fshehjen e mëkatit.

Po ti analizosh me kujdes, tipologjia e dy krimeve edhe atij që u bë me hashashin dje edhe atij që po bëhet me betonizimin sot, është e njëjtë. Kanabizimi i vendit u fillua pas shout të ndërhyrjes në Lazarat.

Betonizimi nisi pas spektaklit të moratoriumit dhe anulimit të lejeve për dy kullat tek diga e liqenit dhe tek xhamia e re. Kanabizimi thithi një pjesë të madhe të parave të lira që mund të investoheshin me sukses tjetërkund.

Kjo po tentohet të bëhet edhe me kullëzimin sot e mbrapa. Kanabizimi përkundi ëndrrën e fitimit të menjëhershëm, por shkatërrues për të ardhmen. Kjo rrezikon të ngjasë edhe me valën e tanishme të betonizimit.

Kanabizimi shërbeu për fluksin e parave të zeza që u përdorën për financime politike. Edhe betonizimin, Rama, përmes oligarkëve të tij, po e përdor për të njëjtën gjë.

Por, sado e rëndë apo cinike qoftë, duhet pohuar një gjë. Kanabizimi ishte vërtet një krim i paramenduar shtetëror, efektet e tij për korruptimin e shtetit, për nëpërkëmbjen e policisë, për shkatërrimin ekonomik të bujqësisë dhe shtimin e përdoruesve të rinj të barit, qenë vërtet të tmerrshme. Por efekti i tij, është i çrrënjosshëm më lehtë dhe me pasoja më afatshkurtra.

Ndërsa politika urbanicide e betonizimit është krejt ndryshe. Ajo e shkatërron në mënyrë të pakthyeshme Tiranën duke e bërë atë qytetin me mbipopullimin më të madh në Evropë (25 mijë banorë për km2 sot, nga 5 mijë që ka Brukseli) dhe me sipërfaqen e gjelbërimit më të reduktuar për person.

Ajo i jep dërrmën e fundit shpopullimit të Shqipërisë, duke mbledhur në 0.2 për qind të sipërfaqes së vendit, gati gjysmën e banorëve (plani urbanistik i Veliajt ka parashikuar një qytet me 1.3 milionë banorë).

Ajo fundos memorien historike të qytetit dhe rrënon përfundimisht imazhin e projektuesve italianë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Ajo vulos përfundimisht lëngimin e tij, nga njëra prej sëmundjeve më të pashërueshme të kohës sonë: komercializimi i sipërfaqeve publike.

Për të gjitha këto arsye, sado paradoksale që të duket në pamje të parë, krimi i rilindësve të mandatit të dytë Rama-Veliaj, është shumë më monstruoz sesa ai i çiftit të dikurshëm Rama- Tahiri.

Vala e re e betonizmit do të jetë një gjëmë e pakthyeshme historikisht dhe e papërballueshme ekonomikisht. Prandaj arkitektët dhe aktorët e saj refuzojnë që tani t’i vënë fytyrën.

Prandaj ata janë të gatshëm të shfaqen në ekrane kur mbjellin qoftë edhe një pemë, por zhduken prej tyre kur firmosin një kullë. Prandaj, plani urbanistik i Tiranës u miratua në natën e vitit të ri. Prandaj mbledhjet e KKRT, Rama i bën gjithnjë në fshehtësi. Sepse si ai, si Veliaj, e dinë fundin. Ata e dinë se ç‘po bëjnë. (Lapsi.al)

Tags: hashashikrimKullatmadhTahiritVeliajt

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njerëzit

Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njerëzit

Vuçiç: Kosova s’është e jona, Brukseli boll na bëri presion. Ne s’do puthim…

Vuçiç: Kosova s’është e jona, Brukseli boll na bëri presion. Ne s’do puthim...

Manjani: Edi Rama ia ngeci Saimirit damkën e kanabisit

Manjani: Edi Rama ia ngeci Saimirit damkën e kanabisit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’
Aktualitet

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

by mirseda
14:52 | 26/11/2025
0

Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas...

“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD

“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD

14:50 | 26/11/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

14:37 | 26/11/2025
SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

14:04 | 26/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com