Në Kinë është raportuar rasti i parë i gripit të shpendëve H7N4.
Një grua 68-vjeçare kishte qenë e ekspizuar ndaj një shpendi para se të prekej nga simptomat të ngjashme me pneumoninë. Në bazë të asaj që shkruan CNN, deri në fillim të muajit shkurt virusi u përcaktua si virusi i shpendëve.
Shumica e llojeve të gripit të shpendëve nuk transmetohet te njerëzit. Sëmundja e gripit të shpendëve H7N4 u identifikua për herë të parë në Australi në vitin 1997, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por ky është rasti i parë i këtij lloji që prek njerëzit.