Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kullat e vdekjes që po përpijnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kullat e vdekjes që po përpijnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë  

Nga Andi Bejtja/Diku aty nga vitet 2000, një miku im gazetar nga Estonia, më tha diçka, që sa herë kaloj në rrugët e Tiranës, nuk ka moment që mos ta sjell në mendje: Do kishte qenë ideale që për zhvillimin e turizmit të Tiranës, sikur ta kishit ruajtur Tiranën e vjetër të Enver Hoxhës, të papërzier me pallate, godina të reja dhe Kryeqyteti i Ri, të zhvillohej jashtë kësaj harte.

Më kumbon akoma në mendje kjo ide, edhe pse e gjykoj utopi për shqiptarët që dolën të uritur nga tranzicioni, teksa sot shikojmë ata grupe turistësh që vinë në kryeqytetin tonë për të parë kaq gjëra, që përfundojnë në një perimetër shumë të vogël: nga ish vila e Enver Hoxhës deri pak metra më tej tek instilacioni bunker i Fatos Lubonjës.

E di që kjo ide nuk mund të realizohej kurrë, po nga tjetër nuk e kam besuar që do të bënim kaq pak rezistencë kur Tirana filloi të shkatërrohej me ngadalë, duke u përdorur si tokë e djegur duke aplikuar, kryesisht nga Kryetari më jetëgjatë i Bashkisë tezën “një pallat një votë”, duke shkatërruar me ndërgjegje të plotë këtë qytet, duke i dhënë benefite disa ndërtuesve të lidhur me politikën, për të kapur kreun e Partisë Socialiste.

Shkurt dhe shqip u shkatërrua një qytet për të marrë  një parti. Dhe batërdia urbanistike vazhdon, me dhjetëra kulla do të ndërtohen në qendrën e vjetër të Tiranës edhe pse shumë natyrshëm këto kulla mund të të ndërtoheshin në zgjatimin e bulevardit të ri.

Dhe atje, për parantezë projektet parashikojnë kulla, kulla, kulla, jashtë çdo lloj logjike ekonomike, madje dhe jashtë llogarive të atyre që janë suksesshëm në pastrimin e lekëve.

Jam i bindur, që pak më vonë, do binden dhe më euforikët që ky bum i përkohshëm ndërtimesh, thjesht do sjellë zhvlerësim të pronës, katastrofë urbanistike dhe ekonomike.

Askush nuk do të përfitojë vetëm në thjesht do kuptojmë që e kemi dënuar kryeqytetin e një vendi me vdekje.

Një ngjarje tjetër, që mund t’i ketë shpëtuar syrit të shumë njerëzve, është dhe ndërtimi i Minierës se Pasurimit të Bakrit, mu brenda perimetrit të Burgut famëkeq të Spaçit, ku kanë vuajtur dënimin gjatë kohës komunizmit me qindra mijëra shqiptarë.

Ky gulag i vërtetë, unik për Evropën dhe më gjerë duhej të ishte kthyer më kohë në muze, jo thjesht dhe vetëm për nder të viktimave të komunizmit, por edhe si një atraksion parasjellës, që do të vizitohej nga të gjithë ata turistë që do vizitonin Shqipërinë.

Sado fitiminprurëse mund të jetë kjo minierë, kishte me dhjetëra zgjidhje që mund ta mbanin larg këtij perimetri, por ajo fatkeqësisht rri aty, në këmbët e gulagut, thjesht dhe vetëm për ta na kujtuar që gjëja që udhëheqësit shqiptarë vendi që duan më pak është atdheu i tyre.

Edhe këtu arroganca dhe etja ndaj parasë, triumfon përdhunshëm jo vetëm ndaj viktimave të komunizmit, por ndaj dashurisë, dhe pse jo dhembshurisë për këtë vend.

Dhe akti i tretë, më i pamendueshmi, një krim i mirëfilltë kombëtar është hapja rrugë e tre heceve në  Osum.

Osumi ishte një pikat më të forta të vitrinës së Shqipërisë turistike në botë. Janë me mijëra turistët e impresionuar nga kanionet përgjatë këtij lumi, që kanë ardhur dhe rivinë në Shqipëri pikërisht për të gëzuar të të gjithë atë çka u jep ky peizazh si nga ana natyrore ashtu edhe ato sportive.

Ky është përçudnimi më i madh që po i bëhet këtij vendi, dënim i mirëfilltë me vdekje, aq sa pas disa kohësh, ndoshta kur të bëjmë listën e atyre që kanë udhëhequr këtë vend ndër vite, pavarësisht nga krimet që mund të ketë kryer, fatkeqësisht patriot në raport me natyrën dhe asaj që i ka dhuruar zoti këtij vendi do të mbesë vetëm një: Enver Hoxha.

Tags: gjithëKullatpërpijnëShqipërinëTiranënvdekjes

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Berisha: Nëse ‘çmendet’ Donald Trump, ne duhet t’i shkojmë pas!

Berisha: Nëse ‘çmendet’ Donald Trump, ne duhet t’i shkojmë pas!

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

Batutat/Berisha: Dash Shehi kthen ndonjë gotë, por… Ruçi s’i jep fjalën Ramës

Batutat/Berisha: Dash Shehi kthen ndonjë gotë, por... Ruçi s'i jep fjalën Ramës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

by mirseda
20:12 | 25/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e së...

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

19:44 | 25/02/2026
Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

19:20 | 25/02/2026
Përpjekje për të rritur kapacitetet ushtarake, Ukraina hap fabrikën e parë të dronëve në Britani

Përpjekje për të rritur kapacitetet ushtarake, Ukraina hap fabrikën e parë të dronëve në Britani

19:18 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com