pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişvdcasinonesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kuksianët lanë pafrymë të ‘pamposhturin’ Rama

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Andi Bushati/Le të kuptohemi qartë. Ky konstatim nuk ka të bëjë aspak me aspektin e tij fizik. Ai nuk merr për bazë dihatjet e gjata që nuk e lejonin të mbaronte normalisht as një fjali të vetme. Ai nuk ka të bëjë me frymë – ngecjen që  shkatërronte ritmin “nolian” të frazave të tij. Ai nuk shikon as çehren e prishur, si në ditët e veta më të këqija edhe as shterpësinë për të prodhuar batuta, të këtij aktori që kur është mirë, ka aftësinë për të gajasur gjithkënd.

Jo, megjithëse shumëkush mund t’i komentojë këto efekte të jashtme si pasqyrë të një bote të brendshme të trazuar, Edi Rama dukej i mbaruar për tjetër gjë.

Fjalimi i tij i orës 19 00, për protestat e dhunshme në rrugën e kombit, në shumë elemente ngjante me qëndrimet e tjera publike, kur ai ka qenë në pozitë të vështirë. Tek ai gjenden shumë elemente të përbashkët me ditën kur u bënë protestat për armët kimike, me atë kur ra avioni i drogës në Divjakë, me atë kur nga Italia erdhën faktet dhe provat e lidhjeve të Saimit Tahirit me Habilajt.

Në të gjitha këto raste, ai, lideri që i krahason shqiptarët me phallus-a të pa aftë të ngrehen, që shpërndan sarkazëm dhe arrogancë ngado, që disa i quan, kazan e disa tepsi, që kritikëve u bën thirrjen cinike: “shkoni bëni parti dhe pastaj matuni me mua”, ai pra, udhëheqësi i paepur, di të jetë shumë i ‘butë’, i ‘tërhequr’ dhe i ‘kuptueshëm’.

Pikërisht këtë anë të karakterit të tij nxori në pah edhe sot. Atje mes pauzave të gjata dhe frymëzënëve të shumta, ai u rrek të tregojë se ndoshta nuk është i pagabueshëm. Se shumë nga ata që protestonin nuk kishin mundur të sqaroheshin se do të kishin favore për ta kaluar atë rrugë. Se ai ishte i gatshëm që ta priste që të hënën kryebashkiakun demokrat të Kukësit.

E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ai lideri që nuk pyet e nuk konsultohet për asgjë, që shpall fermane për prishje teatrosh e stadiumesh, që vizaton me dorën e tij qendra qytetesh dhe që fal pa tender e garë qindra miliona euro, tregoi këtë mbrëmje se është i aftë të bëjë edhe rolin e sakrifikuesit të përvuajtur.

Ai u mundua të shpjegojë se po sakrifikonte mbi imazhin dhe popullaritetin e tij të sotëm, që shqiptarët të kishin një rrugë më të mirë nesër, se po ndërmerr reforma me kosto të lartë pesonalisht, për të na lërë pas një atdhe më të mirë kolektivisht.

Natyrisht, kush e njeh mirë Edi Ramën nuk ka asnjë dyshim se kjo taktikë është një manovër e re për të përligjur të njëjtin qëllim: zhvatjen e shqiptarëve dhe ndarjen e pasurisë së tyre mes pesë apo gjashtë oligarkë që e mbajnë në pushtet.

Por, e rëndësishme në këtë rast nuk është kjo. E rëndësishme, pas fjalimit të sotëm, është tjetër gjë. Është të kuptohet se para dhe një vështirësie apo presioni sado të vogël, Edi Rama tjetërsohet. Ai e gris menjëherë maskën e liderit autoritar, cinik dhe arrogant, për të veshur atë të dredharakut të përvuajtur.

Pikërisht ky është edhe mësimi që vjen nga protesta e sotme e disa qindra kuksianëve.

Jo, Edi Rama nuk është mostra e pamposhtshme që po i merr frymën shqiptarëve. Mjaftojnë vetëm pak vetë të dalin në rrugë, mjafton një dëmtim i lehtë i bizneseve që ndan me oligarkët, që ai të na shfaqet në ekrane, duke i’u marrë fryma./Lapsi/  

Tags: ‘pamposhturin’kuksianetLanëpafrymërama

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Plagosje me armë zjarri në kryeqytet

Shtypi i ditës, 1 prill 2018

Shtypi nga bota, 1 prill 2018







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com