Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kukësi mposht Laçin, kurbinasit shpërdorojnë një 11-metërsh (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kukësi mposht Laçin, kurbinasit shpërdorojnë një 11-metërsh (Video)

Laçi-Kukësi, një duel mjaft i zjarrtë që ka krijuar gjithmonë një atmosferë elektrizuese. Ndeshja fitohet nga miqtë me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe vazhdon ndjekjen e Skënderbeut të vendit të parë. Ndeshja është zhbllokuar që në minutat e para me anë të kapitenit të “Armatës së Veriut”, Shametit dhe pritej që të kishte shumë gola. Por ndodhi e kundërta pasi në fushë pamë spektakël, raste pa fund dhe penallti të humbur. Një ndeshje mjaft delikate për gjyqtarin Kridens Meta, i cili është kontestuar shumë gjatë këtij takimi.

Shameti kalon Kukësin në avantazh teksa godet saktë me kokë një top të krosuar në zonë nga një goditje këndi nga e majta. Në ritme të larta dhe me shumë raste ka vazhduar pjesa e parë deri në fundin e saj, por që nuk kanë arritur asnjëra nga skuadrat ta dërgojë topin në rrjetë.

Rastin më të artë e kishte Laçi, pasi fiton një 11-metërsh në minutën e 48’ të shtesës në pjesën e parë, por nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet. Eskerda merr përsipër ekzekutimin e penalltisë por goditja e tij përfundon jashtë. Një mundësi mjaft e mirë shpërdorohet nga braziliani i cili kishte të gjitha mundësitë ta dërgonte skuadrën e tij me një barazim në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë vazhdon me ritme akoma më të larta, duelet e forta nuk mungojnë dhe arbitri Meta detyrohet të ndërpresë disa herë ndeshjen. Kur futet të 15’ minutat e fundit Laçi nuk ka çfarë humb dhe hidhet i tëri në sulm, Reginaldo shfaqet më i rrezikshmi me shumë shpërthime në zonë, por mbrojtja e Kukësit ishte gjithmonë e vendosur mirë duke bllokuar çdo rrezik drejt Koliqit. Në të 85’-ën është Xhixha në zonë ku tenton të shmangë Rrumbullakun,por ky i fundit ka vënë duart mbi të dhe e ka shtyrë, laçianët kërkojnë penallti por arbitri nuk është i këtij mendimi. Me Laçin në sulm mbyllet sfida, por duke mos arritur të dalë me pikë nga ky takim mjaft i mirë nga ana e tyre.

Gjatë ndeshjes tifozët vendas janë dëgjuar të lëshojnë një lumë sharjesh drejt futbollistëve kuksianë. Por nuk ka ndalur vetëm me kaq pasi në fillim të pjesës së dytë janë hedhur sende të forta në fushë në drejtim të skuadrës mike. Pankinat nuk kanë qenë aspak të qeta dhe kanë kontestuar shumë vendime të arbitrit, por në fund të pjesë së parë ka pasur edhe tension mes dy pankinave për atë 11-metërsh që u shpërdorua nga Eskerda. Me këtë fitore Kukësi i Milikovic rikthehet në vendin e dytë dhe shkurton në 5 pikë momentalisht diferencën nga Skënderbeu. Ndërsa Laçi mbetet në vendin e 5 me 15 pikë, por që rrezikon të parakalohet nga Partizani dhe Teuta.

LAÇI – KUKËSI 0-1

Shameti 4′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Kallaku 48′), Nika (Xhixha 58′), Jonuzi, Bardhi (Lushkja 66′), Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo

Trajner: Gentian Mezani

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Guri, Bakaj, Kale (Kërkotiç 69′), Alijev (Peposhi 73′)

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Kridens Meta

Tags: 11-metërshKukesikurbinasitLaçinmposhtshpërdorojnëVideo

TË LIDHURA

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu
Sport

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare
Sport

Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare

16:20 | 21/11/2025
Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë
Sport

Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë

15:03 | 21/11/2025
Next Post
Balla: Pranë një skandali ku PD-ja është e përfshirë me emër dhe vulë  

Balla: Pranë një skandali ku PD-ja është e përfshirë me emër dhe vulë  

Milinkoviç: Kishim ardhur për tre pikë/ Mezani: Ishim të pafat

Milinkoviç: Kishim ardhur për tre pikë/ Mezani: Ishim të pafat

Putin nënshkruan ligjin e mediave “agjentë të huaj”

Putin nënshkruan ligjin e mediave "agjentë të huaj"







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com