Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Kujdes, ekspertët paralajmërojnë rikthimin e SIDË-s

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Kujdes, ekspertët paralajmërojnë rikthimin e SIDË-s

Ekspertët po paralajmërojnë për rrezikun e rikthimit të SIDË-s, në se qeveritë dhe komunitetet nuk mbeten të fokusuara dhe të përkushtuara që t’i japin fund epidemisë. Megjithë arritjet në trajtimin e sëmundjes, eskpertët thonë se virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet dhe të përbëjë kërcënim serioz, sidomos në komunitetet ku arrihet me vështirësi:

Fytyra e SIDË-s ka ndryshuar në tre dekadat e fundit. Tani është e pamundur të dallohen personat e prekur nga sëmundja. Trajtimet kanë avancuar shumë, duke i lejuar personat e infektuar me atë që dikur shihej si dënim me vdekje, të kenë një jetë normale dhe produktive. Edhe personat që rrezikohen të preken nga virusi, tani mund të marrin ilaçin e quajtur profilaksia para ekspozimit me sëmundjen, shkurt PrEP ((prep)), në mënyrë që të mos preken nga virusi HIV. Ky ilaç është arma më e fundit e arsenalit mjekësor në rritje kundër SIDË-s.

“Ky ilaç është mjeti më i fundit i parandalimit që kemi patur ndonjëherë gjetë kërkimeve që janë bërë për vite me radhë dhe ajo që po shohim sot, është se në se kombinon trajtimet, në mënyrë që njerëzit që jetojnë me virusin të trajtohen dhe më pas, njerëzit e rrezikuar të kenë mundësi të marrin ilaçin PrEP, epidemia HIV mund të vihet nën kontroll.”– thotë Dr. Chris Beyrer, studjues në Universitetin Johns Hopkins.

Gjatë vitit të kaluar, epidemia e SIDË-s i ka marrë jetën rreth një milionë njerëzve dhe ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2030, me virusin HIV do të infektohen 100 milionë njerëz.

Cilat janë arsyet? Vetëkënaqësia nga rezultatet e arritura bëri që fondet për kërkimet dhe trajtimin e sëmundjes të pakësoheshin, duke vështirësuar kontaktin me personat që rrezikohen të preken nga virusi. Faktorët të tjerë janë stigma për sëmundjen dhe pakësimi i interesit të qeverisë.

“Kur flasim me ministrat e financave, ata gjithmonë më thonë “E dinim që virusi HIV është zhdukur, se nuk po shohim të vdesë ndonjë njeri.”- thotë Dr. Deborah Birx, koordinatore e grupit U.S. Global AIDS.

Numri i infektimeve të reja ka rënë, krahasuar me 3 milionë e gjysëm milioni në vit, por ka mbetur pak nën 2 milionë. Tek rreth 17 milionë njerëz të infektuar me virusin HIV nuk mund të kihet akses, si burra homoseksualë, përdorues të drogave, punonjës të seksit dhe klientët e tyre, si dhe tek transgjinorët.

“Kjo pjesë e popullsisë dhe vajzat e reja përbëjnë mbi 50 për qind të të infektuarve rishtazi dhe kontakti me ta është tepër i vështirë.”- thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Morrison, Birx dhe Beyrer diskutuan mbi sfidat për t’i dhënë fund SIDË-s në Konferencën Ndërkombëtare të SIDË-s në korrik.

“Puna jonë me SIDË-n nuk ka marrë fund. Është tepër herët të deklarosh fitoren dhe rreziku për rikthimin e epidemisë është real.”- thotë Dr. Beyer.

Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi krijimin e një programi ndërkombëtar, për gjetjen e mënyrave për pakësimin e stigmës që lidhet me SIDË-n, që të trajtohen një numër më i madh njerëzish. Agjencia zbuloi se në Shtetet e Bashkuara numri më i madh i të infektuarve me SIDË dhe të patrajtuar, është në mesin e të varfërve dhe tek komunitetet me ngjyrë dhe ato hispanike, transmeton voa. Agjencia tha se mbyllja e hendekut në trajtimin e njerëzve është kritike për t’i dhënë fund SIDË-s në Shtetet e Bashkuara.

Tags: ekspertetkujdesparalajmerojnerikthiminSIDË-s

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
UEFA i “mbylli dyert”, Real Madrid kthen në “shtëpi” sulmuesin

UEFA i “mbylli dyert”, Real Madrid kthen në “shtëpi” sulmuesin

Njihuni me robotët fantastik të industrisë së ndërtimit

Njihuni me robotët fantastik të industrisë së ndërtimit

Video/Gjesti i tij i përloti të gjithë, ja si reagon tenisti pasi i dëmtohen rivali

Video/Gjesti i tij i përloti të gjithë, ja si reagon tenisti pasi i dëmtohen rivali

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com