Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ku dhe pse duhet ndërtuar Përmendorja e Gabit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ku dhe pse duhet ndërtuar Përmendorja e Gabit

Nga: Shpëtim Nazarko

Për atë që ka qënë qoftë edhe njëherë, jashtë shtetit dhe ka hyrë në qëndrat e mëdha tregtare e pastaj kthehet në Shqipëri, për të bërë një vizitë tek ato tonat, i duhen jo më shumë se dy minuta, për të kuptuar një të vërtetë të frikshme. Të gjitha ato janë të falimentuara… Dhe se,  banorët jetojnë në një vend të frikshëm. Për të përcaktuar ecurinë e një vendi, nuk duhen ndonjëherë manuale, a statistika universitare. Mjafton vërtet vizita në vende të këtij lloji…

Në thuajse të gjitha qendrat e mëdha tregtare që përshkrova më lart e që gjenden natyrisht jo në Shqipëri, ka një rregull që duket i pashkruar, por është shumë i thjeshtë.

Mbi 80 për qind e mallit që shitet, ka një çmim që varion nga 1 deri 60 për qind të mesatares ditore të punonjësit, i cili ka një rrogë mesatare, apo më të ulëtën.

Nëse nuk e zbaton këtë rregull, nuk arrin të shesësh më veçse një herë për një njeri të zakonshëm. Kjo, thjesht, do të thotë, që nuk ke mundësi riprodhimi. Për më tepër, kjo do të thotë, papunësi dhe pasojat e mëpastajme dihen…

Pasojat nuk shihen vetëm në qendrat e mësipërme tregtare. Një sy i vëmendshëm, a gjysmë i vëmendshëm që sheh një panair libri, qoftë dhe këtë të fundit në Tiranë, nuk mund të bjerë kurrë dakord me “opinionin e specializuar”, se këtu njerëzit nuk lexojnë. Përkundrazi lexojnë shumë.

Po nëse rroga mujore është mesatarisht 300 mijë lekë të vjetra në muaj këtu, a mund të harxhojë një njeri i zakonshëm 10 mijë lekë të vjetra për një libër, apo ca më shumë? Kjo do të thotë, thjesht, t’i kërkosh atij rrogën ditore, apo dhe të dy apo tre ditëve.

Ç’do të thotë, t’i kërkosh një punëtori europian rrogën ditore, për të blerë një libër? Do të thotë thjesht, që je një i çmendur, që kërkon të tallesh me popullin tënd. Ai mund ta blejë njëherë, a dy herë në jetë këtë lloj libri, nëse është domosdoshmëri arsimimi, a diçka shumë e rëndësishme, por kurrë në raste të zakonshme.

Po le të kthehemi te tema. Çdo të thotë të hysh në një qendër tregtare dhe të blesh nga sendet e konsumit të gjerë dhe deri te ato pak më të rafinuara? Të blesh një palë këpucë 50 mijë lekë të vjetra, do të thotë të lësh lekët e pesë ditëve punë. Kjo është e papërfytyrueshme për çdo europian, amerikan, a kinez qoftë. Po flasim për këpucë nga më të lirat dhe që të lënë shëndenë, pas tre muajsh. Se po të çmendet punëtori dhe t’i blejë 100 mijë lekë të vjetra, atëherë, ai është i detyruar të mos kthehet në atë dyqan për shumë e shumë kohë dhe dyqani ndërkaq, të ketë falimentuar.

Ai që mban mend kohën e socializmit, e di mirë se shakaja e të blerit të këpucëve 2 000 mijë lekë apo 3 000 lekë, lejohesh vetëm në raste martese a të tipit madhor dhe veshje të tilla, mbaheshin vetëm në raste ceremoniale dhe për shumë vite, nëpër këmbë.

Zgjidhjen e këtyre problemeve në një vend të bekuar si ky i yni, e ka realizuar vetëm Gabi. Vetëm aty tek ai, ekziston rregulla reale e supermaketeve, ku një produkt nuk i kalon nga 1 deri 60 për qind të mesatares së rrogës ditore.

Andaj dhe shumica e shqiptarëve, vishet vetëm te Gabi. Ka njerëz që e mendojnë këtë artikull, si satirë a sarkazmë ndaj atyre që udhëheqin këtë vend. Edhe e tillë është. Por, më tepër, shkrimi ka qëllim tjetër. Ai, natyrisht fillon me pyetjen:

Përse, jo vetëm çmimet e mallrave të konsumit të gjerë, janë kaq lemerisëse për xhepat tanë? A vjen kjo, ngaqë jemi vend i varfër dhe duhet të kënaqemi me Gabin?

Në Shqipëri, po t’i besosh analistëve seriozë, kanë hyrë në këto tridhjetë vjet, vetëm nëpërmjet bankave, një shifër e rendit 35-40 miliardë euro. Këto janë ato të deklaruarat, se të padeklaruarat një zot i di. Thonë, janë të rendit mbi njëqind miliardë euro…

A do të mjaftonte një e njëqinda e kësaj shifre, për të blerë nja njëqind minifabrika kineze, që bëjnë që nga ajo tharja dhe stazhionimi i lëkurës, baxhos së bylmetit,  artizanatit normal, etj., etj. Unë besoj, pa u tallur me ekonomistët, se sikur bashkitë ose shteti të kishte orientuar që në vend të mijërave kafeneve, pikave të karburantit, farmacive, agjencive turistike, të orientohej drejt normaliteteve të tilla, atëherë në supermarketet, a qendrat tona tretare, do të hynim si zotërinj…

Legjendë apo e vërtetë, avicaioni turk është një nga më të mirët në botë, sot. Thonë se ka një ligj të veçantë, që e fton a detyron popullsinë, që lëkurat e deleve, a qengjave për Bajram, t’ia falin kësaj ndërmarrjeje gjigante.

Natyrisht që një fabrikë e vetme e përpuimit të lëkurës, mund të ulte çmimin e këpucëve, disa herë. Një kritik mund të thoshte, siç dhe më tha njëherë, se ka qindra të tilla. Në kohë të komunizmit, kish vetëm një më duket, në Vlorë, që nga koha e Duçes… Mbase dhe ka, po mungojnë elementet, apo hallka të tjera që e plotësojnë këtë zinxhir.

Ndonjë mund të mbledhë buzët me ironi e të thotë: Posi ore, hajde e na bëj ekonomi komuniste. Komunist i dreqit!

Po një miku im, që rri në Austri prej 30 vjetësh, më tregoi një shembull të thjeshtë. Kish parë nga makina, një kioskë bosh, që vendosi ta merrte me qira, për të shitur qofte dhe byrekë… – Jo- i thanë në bashki. Kjo nuk lejohet. Ka nevojë për tjetër gjë, qyteti. Dhe mbasi e këshilluan, i thanë se për këtë qëllimin e ri, mund të merrte dhe kredi lehtësuese, nëse nuk i kishte lekët… Dhe Austria, nuk ndërton komunizëm.

Derisa në Shqipëri të ekzistojë mentalitet tjetër, duhet të kënaqemi dhe të shpallim “zot” Gabin. Dhe unë mendoj, kjo pa bërë asnjë shaka apo ironi, t’i ngremë një përmendore të lartë. Ku, do të thoni ju?

Unë mendoj, në qendër të qytetit. Ai do të jetë simboli më i mirë dhe më turpërues, për atë që kërkojnë të udhëheqin vendin. Do të jetë simboli më i mirë, për ata që tundin diploma universitesh, të marrë siç thoshte Imzot Noli, në Universitetin e Domosdovës, apo të Rrogozhonës, apo qoftë në Amerikë dhe Gjermani.

Përmendorja e Gabit, e vendosur në qendër të Tiranës, do të ishte shëmbëlltyra më e mirë dhe dënimi më i madh, për një klasë politike, që tallet prej tridhjetë vjetësh me vendin e saj.

 

 

Tags: Gabipermendorjashpetim nazarko

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Një 17 maj tjetër? Balla: Nuk jam Nostradamus, s’ka negociata në kurriz të Kushtetutës

Meta e injoroi, Balla i del në mbrojtje Borchardt: Banorët e ofenduan të parët

Video/ Ambasada e SHBA: Ja si do jetë funksionale Gjykata Kushtetuese

Ambasada e SHBA, kërkesë të drejtpërdrejtë Shqipërisë

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, 6 persona humbin jetën

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, 6 persona humbin jetën







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com