Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kthesa e gabuar që çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore para 107 vitesh

4 vjet ago
in Të Gjitha
Kthesa e gabuar që çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore para 107 vitesh

Kur po afrohej vera e vitit 1914, ekuilibri i pushtetit në Evropë dukej më i dobët. Do të mjaftonte qoftë edhe një krizë e vetme – vrasja e Arkidukës Franc Ferdinand, trashëgimtarit të fronit të perandorisë Austro-Hungareze dhe gruas së tij Sofia Shotek nga një nacionalist serb në Sarajevë -që të zhyste 6 fuqitë e mëdha të kontinentit në Luftën e Parë Botërore, e cila e shkatërroi kontinentin dhe vrau rreth 17 milionë ushtarë dhe civilë.

Por vrasja e Franc Ferdinand dhe Sofisë mund të mos kishte ndodhur fare, po të mos kishte qenë një seri e çuditshme ngjarjesh dhe vendimesh – dhe një kthesë e gabuar -ajo që e çoi çiftin mbretëror në rrugën ku ndodhej atentatori i tyre.

Por pse ndodhej Franc Ferdinandi në Sarajevë? Përveçse ishte trashëgimtari i fronit të xhaxhait të tij, Arkiduka Franz Ferdinand ishte gjithashtu inspektor i përgjithshëm i ushtrisë Austro-Hungareze, e cila kishte vendosur që t’i kryente në Sarajevë stërvitjet e saj ushtarake verore.

Austro-Hungaria e aneksoi Bosnje Hercegovinën në vitin 1908, një rajon që kishte qenë më herët nën kontrollin e Perandorisë Osmane. Bosnja kishte ambiciet e veta nacionaliste, por Serbia fqinje dëshironte ta bënte atë pjesë të një perandorie pan-sllave.

E shqetësuar nga ambiciet e Serbisë, Austro-Hungaria kishte kërkuar dhe marrë garanci nga Gjermania se do ta mbështeste në rastin e një lufte me Serbinë. Dhe duke zgjedhur Sarajevën si vendin e stërvitjeve të saj ushtarake, në qershor 1914 Austro-Hungaria synonte të tregonte një shfaqje të forcës, duke e paralajmëruar Serbinë ndaj çdo ekspansioni dhe agresioni të mëtejshëm.

28 qershori ishte një datë shumë e rëndësishme për Serbinë:Ishte Dita e Shën Vitusit, përvjetorit të disfatës serbe në Kosovë përballë ushtrisë osmane në vitin 1389. Dhe nacionalistët serbë e panë vizitën e Arkidukës në Sarajevë si një fyerje të pafalshme.

Pavarësisht paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste gjatë vizitës në Bosnje, Franc Ferdinandi dhe Sofia udhëtuan me një makinë të hapur, dhe rruga që do të ndiqte autokolona nëpër Sarajevë ishte bërë paraprakisht publike.

Mëngjesin e 28 qershorit 1914, 7 serbë të rinj të Bosnjes, anëtarë të një grupi ultra-nacionalist serb të quajtur “Dora e Zezë”, u pozicionuan në anë të asaj rruge. Ata kishin lidhur në trupat e tyre lëndë plasëse, kishin pistoleta në brez dhe ishin që të gjithë të pajisur me cianid në mënyrë që të mund të kryenin vetëvrasje përpara se të kapeshin.

Kur autokolona po ecte në rrugën “Appel Quay” në qendër të Sarajevës, Nedeljko Zabrinoviç hodhi një bombë drejt makinës së Arkidukës. Shoferi arriti të manovronte dhe bomba e goditi automjetin nga pas, duke plagosur disa njerëz, përfshirë ndihmësin e gjeneralit Oskar Potiorek, guvernator i Bosnjës.

Edhe pse Zabrinoviç e piu menjëherë cianidin që kishte me vete dhe u hodh në lumin aty pranë, helmi nuk funksionoi, ndërsa lumi ishte shumë i çekët që ai të mbytej, ndaj ai u arrestua. Arkiduka u zemërua nga ai episod, por urdhëroi gjithsesi vazhdimin e vizitës sipas axhendës.

Autokolona vazhdoi rrugën drejt bashkisë së qytetit të Sarajevës, ku ata u takuan me personalitete duke përfshirë kryetarin e bashkisë, i cili nuk arriti të ndryshonte fjalimin e tij të përgatitur në lidhje me përshëndetjen e lumtur dhe “entuziaste”, që qytetarët e Sarajevës po i ofronin Arkidukës.

Në një moment Ferdinandi ia ndërpreu fjalimin kryebashkiakut, duke ulëritur:“Unë vij këtu si mysafiri juaj, dhe qytetarët tuaj më përshëndesin me bomba!”- para se gruaja e tij Sofia të ishte në gjendje ta qetësonte.

Pasi mbajti fjalimin e tij të rastit Franz Ferdinanditha se përpara se të largohej nga qyteti,donte të vizitonte ndihmësin e plagosur në spital. Për arsye sigurie, u vendos që autokolona të dilte nga qyteti përmes rrugës “Appel Quay”, në vend të rrugës së planifikuar “Franz Joseph”, dhe në rrugët e ngushta të pazarit të Sarajevës.

Mjerisht shoferët nuk e ndoqën itinerarin e ndryshuar. “Ata po flisnin për këtë ndryshim programi në gjermanisht, ndërsa shoferi i makinës së parë ishte çek, dhe po kështu edhe shoferi i makinës së dytë.

Ata nuk kuptuan asgjë çfarë u tha, dhe askush nuk u përktheu ndonjë gjë”- thotë historiani Kristofer Uoker që ka shkruar një libër bestseller mbi këtë çështje. Për pasojë, makina e parë u kthye në rrugën “Franz Joseph”, e ndjekur nga makina e dytë, ku ndodhej Franc Ferdinand dhe Sofia dhe Potiorek.

Ajo kthesë e gabuar i çoi drejt vendit ku ishte pozicionuar 19-vjeçari Gavrilo Princip. Kur Potiorek i bërtiti shoferit se kishte marrë një kthesë të gabuar, makina e ngadalësoi shpejtësinë në një ndalesë pikërisht para Princip, i cili qëlloi 2 herë drejt makinës, duke goditur Franc Ferdinandin dhe gruan e tij nga një distancë shumë e afërt, duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Po kush ishte Gavrilo Princip? Djali i një fermeri serbo-boshnjak, Princip ishte përpjekur të regjistrohej në ushtrinë serbe në vitin 1912, kur serbët po luftonin me Perandorinë Osmane, por u refuzua sepse ishte shumë i vogël dhe fizikisht i dobët.

Kur ishte student në Beograd në vitin 1914, ai dhe disa ultra-nacionalistë të tjerë të zellshëm planifikuan vrasjen e Arkidukës. Pas vrasjes së Franc Ferdinandit, Princip, Zabrinović dhe shumica e komplotistëve të tjerë u arrestuan dhe u gjykuan në Sarajevë.

Për shkak se ishte nën 20 vjeç, shumë i ri për t’u ekzekutuar sipas ligjit Austro-Hungarez, Princip u dënua me 20 vjet burg. Në vitin 1918, ai do të vdiste nga tuberkulozi në Terezienshtad, një burg në Boheminë Veriore, që më vonë do të përdorej nga nazistët si një kamp përqendrimi në Luftën e Dytë Botërore.

Pas asaj kthese fatalisht të gabuar, 2 të shtënat me armë të një studenti të ri nga Sarajeva,shkaktuan shkëndijën e nevojshme që do të prishte ekuilibrin e brishtë të pushtetit në Evropë, dhe do ta zhyste botën në luftë.

Më 28 korrik 1914, një muaj pas vdekjes së Franc Ferdinand, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, duke filluar një reagim zinxhir që do të çonte në 4 vite konflikt të tmerrshëm me miliona njerëz të vdekur.

burimi: https://www.history.com/news/how-a-wrong-turn-started-world-war-i

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Franc FerdinandhistoriLufta e Parë Botërore

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post

Koalat, nëntë fakte mbi kafshën gjumashe që pëlqen 'jetën e natës'

Hetuesit ngrenë dyshime se piloti grek ka vr*rë edhe biznesmenin

Meta bën lëvizjen e rëndësishme, dy ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi

Vatra e zjarrit në Malin e Tomorrit/ Meta: Po ndjek me shqetësim situatën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Berisha përballë Kryeministrisë i shpall luftë Edi Ramës: Kombi është në momentin e tij më kritik!
Aktualitet

Berisha përballë Kryeministrisë i shpall luftë Edi Ramës: Kombi është në momentin e tij më kritik!

by mirseda
19:43 | 22/12/2025
0

Nga sheshi i protestës së Opozitës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Kombi është në momentin e tij...

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:36 | 22/12/2025
Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari

Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari

19:33 | 22/12/2025
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

19:27 | 22/12/2025
“Qeveri teknike”, protesta kombëtare e PD, opozita kërkon largimin e Edi Ramës

“Qeveri teknike”, protesta kombëtare e PD, opozita kërkon largimin e Edi Ramës

19:24 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com