Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por Goro është paraqitur dhe herë të tjera pas kallëzime të bëra nga kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash që nga 12 majit i vitit 2023.
Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.