Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kryeministri bullgar “trazon ujërat” e politikës shqiptare/ Rama: ISIS në Shqipëri mbetet fantazi!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Kryeministri bullgar “trazon ujërat” e politikës shqiptare/ Rama: ISIS në Shqipëri mbetet fantazi!

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi, për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”. Kështu u shpreh ditë më parë kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur bashkë me kryeministrin Rama. Kaq mjaftoi që të gëlonin thashethemet se luftëtarët e ISIS do të  strehohen në Shqipëri. Deklarata e Borissov, gjatë një konference për sigurinë në Tiranë, “trazoi ujërat” e politikës shqiptare. 

Kjo mori vëmendjen edhe të PD-së e LSI-së, të cilët nuk u ndalën përmes deklaratave për media. Por pas gjithë kësaj zhurme, ishte vetë kryeministri Rama, i cili edhe më herët përmes rrjeteve sociale hodhi poshtë që të gjitha zërat që po qarkullojnë këto ditë nga opozita, që Shqipëria do të strehojë ish-luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE.

Por sa e besueshme është kjo gjë? Sa ndesh bie ai me deklaratën e dhënë nga kryeministri bullgar?! Dy ditë më parë, Rama hodhi poshtë zërat që po qarkullojnë këto ditë, se Shqipëria do të strehojë ish-luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE-së.

Teksa i ktheu përgjigje një qytetari në Facebook, i cili e pyeti në lidhje më këtë çështje, Rama tha se kjo është e pa vërtetë, dhe se kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri Rama, në një intervistë ekskluzive për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), ka folur për herë të parë lidhur me raportimet e fundit mediatike, për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh, apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj në Shqipëri. Ai e ka cilësuar si një fantazi, duke hedhur poshtë të gjitha raportimet mbi këto tema.

Kryeministri tha se këto pretendime nuk reflektojnë të vërtetën, dhe tha se Shqipëria ka ngritur një qendër e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe që është propozuar që të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.

“Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian, këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund t’ia hedhin topin njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa, ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët, dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne”, tha Rama.

Edhe më herët, Qeveria ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri, Sandër Lleshi, ku bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese, për të krjuar një kamp për ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri.

 

Tags: ISISramashqiperi

TË LIDHURA

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë
Aktualitet

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë

12:22 | 14/04/2026
Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Next Post
Kupa e Botës 2026 zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

Kupa e Botës 2026 zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

E rrahën egërsisht dhe e hodhën nga makina, flet babai i shqiptares që e vranë

E rrahën egërsisht dhe e hodhën nga makina, flet babai i shqiptares që e vranë

Nxënësit u kënaqën duke kopjuar, teza e matematikës del para provimit

Nxënësit u kënaqën duke kopjuar, teza e matematikës del para provimit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë
Aktualitet

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë

by mirseda
12:22 | 14/04/2026
0

Policia e Korçës ka ndarë sot në mesditë (14 prill) detajet nga përleshja e dhunshme mes dy...

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

11:10 | 14/04/2026
Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com