Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në orën 11:00 do nisë një takim me drejtuesit e degëve të partisë në rrethe në kuadër të përgatitjeve për aksionin opozitar për protestën që pritet të zhvillohet në datë 27 janar.
Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në orë 11:00 do të mbledh drejtuesit e partisë në rrethe, ndërsa si temë kryesore mbetet aksioni opozitar kundër qeverisjes nga Kryeministri Rama.
Protesta e opozitës janë parashikuar të mbahen në 27 janar, ndërsa në takimet e zhvilluara dhe takimet me liderin e Partisë Demokratike kanë diskutuar për protestë.
Në takimin e pak ditëve më parë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha nuk dhanë detaje konkrete se për çfarë është diskutuar, por më e pritshmja është tema e protestave, që sipas tyre vijnë për shkak të keqqeverisjes së Ramës.