Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka quajtur kryeministrin një të sëmurë mendor. Teksa foli gjatë seancës parlamentare, Kryemadhi tha se shteti është kapur nga një i sëmurë mendor, ndërsa tha se Nikolla është dendur me ilaçe pasi nuk po e përballon dot presionin.
Në mbyllje të fjalës, kryetarja e LSI kërkoi që të plotësohen 8 kërkesat e studentëve.
“Sot nga kjo foltore e cila është kapur peng nga një i sëmurë, me probleme të karakterit dhe mendjes, dua të them se amendamentet tona nuk kanë të bëjnë se kemi ndonjë besim të madh tek ky mbrapa apo atij që është atje duke bërë cirk me studentët, ishte për të thënë që nuk është më në dorën tonë por në dorën e një të çmenduri.
Ne dhe ju të PS duhet t’ju kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që drejton këtë vend. Mua më vjen keq për zyshën time Nikolla e cila është dendur me ilaçe sepse nuk po e përballon dot presionin, sepse nuk mbanë dot peshën e studentëve dhe të lëshojë karrigen që nuk do Edi, apo nuk i do Edi Edit.
Prandaj ne themi që të plotësohet ato 8 kërkesat. Problemi nuk qëndron më tek ne por tek ju, njerëzit do të vinë dhe nuk do të ndalen. Ka edhe anëtarë të PD e LSI tek ajo protestë, por ka edhe të PS. Nuk mund të durojnë më socialistët arrogancën e një të çmenduri. Më vjen keq sepse kam kaluar ditët më të mira të jetës time në PS dhe sot e shof ku ka përfunduar”, u shpreh Kryemadhi.