Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancë dëgjimore për Kryegjyqtarin e Shkodrës Arben Zefi, ndërsa vlerësimi i tij do të bëhet mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë.
ILDKPKI në dokumentet e paraqitura nga Arben Zefi, shprehet se kryegjyqtari i qytetit të Shkodrës ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai ka në pronësi një apartament 132.8 m² si dhe dy automjete.
Seanca e Arben Zefit, i cili mban aktualisht postin si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përbëhet nga trupa gjykuese si; Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.