Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kruarjet në lëkurë: Ja kur sinjalizojnë, se mund të jeni prekur nga Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Kruarjet në lëkurë: Ja kur sinjalizojnë, se mund të jeni prekur nga Covid-19

Simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë ethet, kolla e thatë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes. Shenja të tjera që vërehen shpesh përfshijnë dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve dhe nyjeve, bllokimi i hundës dhe lodhja e madhe.

Por një simptomë më pak e zakonshme, janë skuqjet e formave të ndryshme të lëkurës. Këto të fundit janë raportuar më vonë, pjesërisht për shkak të shumëllojshmërisë së madhe të shfaqjes së tyre tek pacientët me Covid-19, gjë që e ka bërë më sfiduese krijimin e një lidhje të qëndrueshme mes shenjave dhe sëmundjes.

Gjithsesi, informacioni se si Covid-19 ndikon në lëkurë është shumë i rëndësishëm. Një studim i fundit zbuloi se për 17 për qindtë pacientëve me Covid-19 me simptoma të shumëfishta, skuqjet e lëkurës ishin simptomat e parë që shfaqeshin, ndërsa për 21 për qind të pacientëve skuqjet ishin simptoma e tyre e vetme.

Katër janë llojet kryesore të ndryshimeve në lëkurë. Së pari janë lëndimet e ngjashme me djegiet. Pra bëhet fjalë për skuqje, të fryra ose flluska që prekin kryesisht gishtat e këmbëve dhe shputat, të njohura tashmë si “gishtërinjtë Covid”. Përgjatë 1 ose 2 javëve, këto shenja do të zbardhen dhe pastaj do të shërohen spontanisht pa pasur nevojë për trajtim.

Shumë raste të tilla janë vërejtur kryesisht tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj pa ose vetëm me simptoma të lehta të Covid-19. Ato përbëjnë shumicën e rasteve ku problemet me lëkurën lidhen me virusin. Në dy raporte ndërkombëtare, rreth 60 për qind e pacientëve që ankoheshin për probleme me lëkurën, raportuan pikërisht këto lëndime.

Pastaj vijnë skuqje makulopapulare. Ky term përshkruan si zonat e sheshta po ashtu edhe ato të ngritura të lëkurës të cilat kanë pësuar ndryshim të ngjyrës së saj natyrale. Një studim mbi 375 pacientë në Spanjë zbuloi se 47 për qind  e pacientëve me ndryshime të lëkurës të lidhura me Covid-19 kishin këtë lloj skuqje.

Kjo dukuri, lidhej me simptomat më të rënda të Covid-19, dhe vërehej kryesisht tek pacientët e moshës mesatare deri tek të moshuarit. Ato zgjasnin 7-18 ditë, duke u shfaqur 20-36 ditë pas infektimit. Një shkak i sugjeruar i këtij irritimi të lëkurës, është mbingarkimi i sistemi imunitar të trupit.

Në grupin e tretë përfshihen urtikariet. Në një studim që përfshiu4 spitale në Kinë dhe Itali, 26 për qind e pacientëve me Covid-19 që ankoheshin për probleme me lëkurën, kishin pikërisht këtë sëmundje. Infeksionet virale janë një shkas i njohur i urtikarieve, pasi ato shkaktojnë prishjen e qelizave dhe çlirimin e histaminës përmes një kaskade reaksionesh në sistemin imunitar.

Gjithsesi, është e rëndësishme të mos harroni se urtikaria është gjithashtu një efekt anësor i theksuar i shumë ilaçeve që janë përdorur për të trajtuar Covid-19, si kortikosteroidet dhe remdeseviri. Dhe së fundmi janë lëndimet vezikulare, që janë qese të pastra të mbushura me lëng nën lëkurë, të ngjashme me ato që shihen tek sëmundja e lisë së dhenve.

Ato janë më pak të zakonshme krahasuar me gjendjet e tjera të lëkurës të përmendura më sipër. Në studimin spanjoll të përmendur më lart, vetëm 9 për qind e pacientëve kishin këto lloj shenjash. Gjithsesi, mendohet se këto shenja janë një tregues më specifik i dikujt që është prekur nga Covid-19 sesa 3 gjendjet e tjera të lëkurës, ndaj është edhe më e dobishme që të diagnostifikohet.

Pacientëve të prekur më lehtë nga Covid-19, mund t’u shfaqen rreth 14 ditë pas infektimit. Mendohet se ato shkaktohen nga një inflamacion i zgjatur në kohë, me antitrupat që sulmojnë lëkurën duke dëmtuar shtresat e saj.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/four-covid-related-skin-complaints-everyone-should-look-out-for-152716

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19kruarjelëkurësimptoma

TË LIDHURA

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

22:51 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër
Bota

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën
Bota

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
Next Post
Nuk do ndikohet nga zgjedhjet presidenciale, Mesi ka vendosur për të ardhmen

Nuk do ndikohet nga zgjedhjet presidenciale, Mesi ka vendosur për të ardhmen

Opozita maqedonase do rënien e qeverisë, Zav kërkon votëbesimin në Kuvend

Opozita maqedonase do rënien e qeverisë, Zav kërkon votëbesimin në Kuvend

Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Të rrëzojmë Edi Ramën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com