Autoritetet maqedonase do të takohen në Sarajevë me kolegët e tyre për të diskutuar pengesat lidhur me importin e produkteve bujqësore.
Kroacia i ka rritur detyrimet e importit për vende si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Për importet nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas ndryshimeve në inspektimet e mbikëqyrjes, në vend të 12 eurove, ngarkohen për të paguar 270 euro për kontroll të produktit. Praktikisht, shkruan Telegrafi, kjo do të thotë se në qoftë se një kamion mban llojet e frutave apo të perimeve, importuesit do të paguajnë individualisht për secilin prej tyre, i cili praktikisht e bën të vështirë importin në Kroaci nga vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së.
Të parët reaguan serbët të cilët thanë se Kroacia e ka shkelur marrëveshjen e stabilizimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë, ndërsa pritet të reagojnë edhe autoritete të shteteve të tjera, përfshirë edhe Maqedoninë.