Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriza energjetike tmerron bizneset prodhuese në Kosovë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kriza energjetike tmerron bizneset prodhuese në Kosovë

Bizneset prodhuese në Kosovë, ndër vite janë ballafaquar me problemin e furnizimit me energji elektrike, gjendje kjo që vlerësohet se u ka shkaktuar humbje të mëdha.

Ndërkohë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, situata paralajmërohet se do të rëndohet tutje gjatë javëve të ardhshme. Autoritetet përgjegjëse kanë paralajmëruar se Kosova ‘do të përballet me një krizë energjetike për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit’.

Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës e cila përfaqëson bizneset në vend, ka thënë se situata e krijuar me energji elektrike ka alarmuar bizneset në vend.

Gërxhaliu:  Adresimi i problemeve nga sektori privat rreth energjetikës ka qenë ndër vite, por shumë pak janë marrë në konsideratë. Jemi dëshmitarë që edhe sot, 18 vjet pas luftës, kemi kompani prodhuese që funksionojnë vetëm me agregat (gjenerator rryme) sepse nuk i besojnë furnizimit me energji elektrike”.

Kemi kompani të cilat kanë humbje të shumta nga shkyçjet ose ndërprerjet e energjisë. Kosova edhe më tutje e paguan energjinë elektrike më shtrenjtë dhe nuk ka çmim të veçantë për bujqësi, për amvisëri dhe industri. A nuk qenkan këto paradokse që duhet t’i takojnë të kaluarës dhe jo të merremi sot.

Autoritetet në Kosovë, ndërkohë kanë diskutuar të martën për tejkalimin e vështirësive me të cilat pritet të ballafaqohet vendi, për prodhimin e energjisë elektrike.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit në largim të Kosovës, Isa Mustafa thuhet se do të përshpejtojnë të gjitha veprimet për të adresuar dhe zgjidhur sa më shpejtë të gjitha problemet, në mënyrë që pengesat pronësore të mos vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike.

“Pritet që qytetarët, të cilat kanë prona në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KEK-un dhe institucionet shtetërore, për të hapë rrugë që vendi të mos vjen në rrezik rreth energjisë elektrike, duke përfituar të gjitha të drejtat që atyre u takojnë. Prandaj, pengesat e përkohshme, vetëm sa mund ta dëmtojnë vendin dhe të krijojnë obligime të paparashikueshme të importit të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

Projektet si Termocentrali “Kosova e re” dhe projektet për energji alternative, të cilat ishte thënë se mund ta eliminojë problemin me energji elektrike, kanë ngecur dhe nuk kanë arritur të finalizohen.

Ndërtimi i termocentralit të ri, përgatitjet për të cilin kanë filluar më shumë se një dekadë, ende është në proces dhe nuk dihet se kur do të fillojë ndërtimi i tij.

Këto zvarritje të bëra në projektet që lidhen me furnizim stabil me energji elektrike, Gërxhaliu i quan shqetësuese. Sipas tij, dështimi i këtyre projekteve dëshmon se të gjitha këto kanë natyrë politike dhe korruptive sesa reale.

Gërxhaliu: Ajo që është shqetësuese dhe kam drojë që shumë qarqe të caktuara të lidhur me politikën shumë më të leverdishme ekonomikisht e shohin importin e energjisë elektrike nga vendet e rajonit, në veçanti nga Serbia, sesa të gjenerohen kapacitete të reja”.

“Vetë fakti që janë bërë miliona euro investime në autorrugën energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe më tutje nuk është funksional, është një dëshmi që interesat e grupeve të caktuara dhe ato të lidhura me politikat janë më të fuqishme se zbatimi i strategjive të shtetit.

Në anën tjetër, njohës të fushës së energjisë në Kosovë thonë se keqmenaxhimi i bëra në sektorin e energjisë për vite, ka lënë Kosovën pa një furnizim stabil me energji elektrike, shkruan REL.

Hamdi Malushaj, drejtor në kompaninë “ Evroenergie”, kompani kjo që merret me analiza dhe studime të çështjeve energjetike në tregun e Kosovës dhe Gjermanisë, thotë se janë bërë gabime të mëdha në projektet e sektorit të energjisë.

Malushaj: Problemi energjetik në Kosovë është pikërisht nga menaxhimi i keq i sektorit të energjisë. Duke u munduar të përfitohet nga ky sektor nga grupe të ndryshme, Kosova sot ka këtë situatë me energjinë. Janë bërë shpenzime të mëdha në projektin e termocentralit ‘Kosova e re’ dhe tani është një projekt i dështuar. E gjithë kjo situatë e krijuar kërkon shumë punë për ta ndryshuar.

Kolapsi energjetik që e pret Kosovën, thuhet se do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo situatë ka alarmuar qytetarët të cilët do të mund të preken nga reduktime e rrymës, si dhe punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë.

Tags: bizneset prodhueseIsa MustafaKEKKriza energjetikeSafet Gërxhaliutmerron

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Shqiptarët i mbajnë sytë jashtë, atdheu iu është kthyer në një kurth

Krimi që lëviz në luks   

Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com