Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kriza e migrimit/Bashkimi Europian në cakun e dështimit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kriza e migrimit/Bashkimi Europian në cakun e dështimit

Të gjithë në BE mendojnë në radhë të parë për veten. Nëse parimi i solidaritetit nuk merret seriozisht, atëherë Bashkimi Europian merr fund, mendon Max Hofmann.

“Dimri po afron”, thuhet gjithmonë në serinë e njohur „Game of Thrones”. Një dimër i gjatë, i ashpër, që shuan mirëqenien dhe jetën në siguri, dhe shkatërron atë që është arritur. Edhe në Bashkimin Europian po fryjnë erëra të ftohta dhe ato vijnë nga të gjitha drejtimet. Në çështjen e migracionit këto erëra vinin tani vetëm nga Lindja: Hungaria, Polonia, Çekia. Por një stuhi e fortë po afrohet nga jugu italian. Ato mbajnë me vete kërcënimin e shpërbërjes së BE, ashtu siç e njohim deri më tani. Sepse parimi bazë i solidaritetit vihet në pikëpyetje.

Populizëm = Egoizëm

“Unë shpresoj me gjithë zemër që Franca dhe Italia të punojnë dorë për dorë në gjetjen e zgjidhjeve europiane për krizën e migrimit dhe euros”, tha presidenti francez, Macron të premten në Paris, dhe miku i ardhur, kryeministri italian, Conte miratoi. Por kjo nuk të bën të harrosh që këtu përplasen forca nga më të ndryshmet. Macron bazohet tek solidariteti, edhe pse fjalëve të tij të mëdha nuk i kanë ardhur pas veprat. Conte vjen nga një qeveri populiste, dhe populizëm do të thotë në radhë të parë egoizëm.

Qofshin Le Pen, Farage, Orbán apo Gauland – të gjithë këta politikanë i injektojnë rregullisht votuesve të tyre potencialë ndjesinë se ata injorohen përballë të suksesshmëve, vendeve të tjera, dhe sidomos përballë migrantëve. Pas diskursit të mbushur me urrejtje fshihet „unë”, „unë”, unë”, siç e dëgjon në kopshte. Por nëse të gjithë merren me „unin”, atëherë „ne” humbet. Dhe kjo shënon fundin e Bashkimit Europian.

E përjetuam këtë para dy vitesh. Në Britaninë e Madhe përkrahësit e Brexit predikojnë nga maja e kapulit me hi atë që dogjën. Madje as politikanë elokuentë si Farage nuk  e shpjegojnë dot, pse njerëzit në BE pas daljes nga Bashkimi Europian do t’i kenë punët më mirë. E megjithatë: Shumë votues tërhiqen në këndin e „unit” buzëvarur dhe pretendojnë se Brexit ishte vendimi i duhur.

Natën e mirë Europë!

E kur kaq shumë iracionalitet në popull ndesh me kaq pak kompetencë tek politikanët (populistë) atëherë fundi i BE është i programuar. Në Itali vlerat e partisë populiste, Lega Nord kapin maja të paimagjinueshme. E çfarë ka bërë kreu i kësaj partie Matteo Salvini? Ka fantazuar, kë bërtitur, ka nxitur. Nëse këto janë cilësitë e reja të politikanëve të suksesshëm europianë, atëherë natën e mirë Europë!

Mundësitë e atyre që vizatojnë apokalipsin janë të pafund këto kohë. Në krizën e migrimit madje nuk ka as edhe një fije shprese, që vendet e BE të bien në ujdi për një zgjidhje eficiente e njerëzore, për një sistem të përbashkët azili dhe rishpërndarjen e refugjatëve. Në një kohë që të dhënat demografike të Afrikës rriten, ekonomia nuk ecën me të njëjtin ritëm. Kjo do të thotë – miliona migrantë ekonomikë po rriten. Numri më i madh i tyre kërkon të vijë në Europë.

Solidariteti i përdorur

Në krizën e euros që ende e rrezikon rritjen ekonomike shpresëdhënëse në Europë, tregjet mezi presin që Italia të ndezë katastrofën e ardhshme. Borxhet shtetërore në këtë vend janë tejet mbytëse, ndërsa qeveria e re premton në një formë populiste të mirat e qiellit. Ajo do të shpërndajë para për njerëzit, para që nuk i ka. Ky është egoizëm në formë kombëtare. Me një BE të përgjegjshme dhe të suksesshme kjo nuk ka të bëjë. Solidaritet do të thotë që të respektosh në veprimet kombëtare edhe partnerët në Europë.

Nocioni i solidaritetit europian është bërë si një rrobë e përdorur për njerëzit. Nuk bën më efekt. As për krizën e migrimit dhe as për krizën e euros. Ajo që dikur thirrej „mbretëresha e Europës”, Angela Merkel duhet tani të luftojë për solidaritet në radhët e veta. Në një kohë që kjo është e vetmja gjë e shpëton BE- në në këtë formë. Madje edhe njerëzit e egër të veriut në „Game of Thrones” e kanë kuptuar këtë dhe kërkojnë ndihmë në jugun e pasur (atje). Nëse kjo funksionon nuk dihet, sepse seria ngec në finale.

Ndërkohë që në BE ndoshta ka filluar beteja finale. Por nëse disa të pagdhendur me sëpata në Wolfsfellen janë të gatshëm për pak empati dhe solidaritet, atëherë duhet të jetë e aftë për këtë edhe politika europiane e shekullit të 21. Europianë duajeni njëri-tjetrin pak më shumë! Ndryshe do të vijë epoka e akullt./DW/

Tags: Angela MerkelCDUCSUgjermaniHorst Seehoferqeveria gjermaneRefugjatët

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
“Kim është tifoz i Interit, nëse i flet për këtë ekip të zhduk”

“Kim është tifoz i Interit, nëse i flet për këtë ekip të zhduk”

I moshuari provokon rëndë Kryemadhin e Bashën: Rruga e Arbrit të quhet Edi Rama

I moshuari provokon rëndë Kryemadhin e Bashën: Rruga e Arbrit të quhet Edi Rama

Foto/Neymar në Rusi, të dashurës i publikojnë “videon hot”

Foto/Neymar në Rusi, të dashurës i publikojnë “videon hot”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com