Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kriza e blegtorisë, numri i bagëtive dhe prodhimi i qumështit në rënie të shpejtë me 2021

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza e blegtorisë, numri i bagëtive dhe prodhimi i qumështit në rënie të shpejtë me 2021

Braktisja e zonave rurale sidomos nga mosha të reja po bën që numri i bagëtive të reduktohet me shpejtësi sidomos fermat e vogla me 1 dhe 2 krerë. Kjo situatë ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe qumështit.

Sipas të dhënave të INSTAT që u publikua sot, në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020. Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa u pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.

Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%.

Në vitin 2021, numri i të leshtave është 1,48 milionë krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 75,38% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2021, është 775.337 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 77,26% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Në vitin 2021, numri i krerëve të derrave është 159.237 krerë.

Referuar vitit 2021 84,83% e qumështit u prodhua nga lopët, 8% nga dhitë dhe 7,2% nga delet. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2021, është 3.055 kg për krerë. Prodhimi qumështit nga delet për vitin 2021, është 73.466 tonë.

Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 63 kg për krerë. Prodhimi qumështit nga dhitë në 2021, është 80.173 tonë.

Rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 128 kg për krerë.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 148 mijë tonë, ndërsa prodhimi i vezëve për vitin 2021 është 899 milionë kokrra. Nga ana tjetër prodhimi i mjaltit për vitin 2021 është 4.835 tonë.

Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2021, janë Fieri me 17,25% dhe Korça me 11,13% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.

Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 23,74% dhe në qarkun e Korçës me 16,51% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 20,93% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 11,99% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 35,67% dhe në qarkun Fier me 19,31% ndaj numrit gjithsej krerëve.

Statistikat e blegtorisë për vitin 2021, mbështeten në informacionin administrativ, të mbledhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i statistikave blegtorisë dhe prodhimeve blegtorale mbështeten në Programin e Statistikave Zyrtare.

Këta specialistë mbledhin të dhëna drejtpërdrejt nga fermerët. Të dhënat blegtorale grumbullohen për numrin e kafshëve që mbarështojnë fermerët si dhe prodhimet blegtorale. Specialistët e ekstensionit grumbullojnë të dhëna për ti krahasuar dhe me të dhënat e shërbimit veterinar i cili kryen matrikullimin dhe vaksinimin e kafshëve (procesi është në vazhdimësi). /Monitor

Tags: kriza e blegtorisëmishiqumështi

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Programi Botëror i Ushqimit: Bota drejt katastrofës ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit: Bota drejt katastrofës ushqimore

Raporti/Shqipëria, e shtata në botë për kan*bisin

Raporti/Shqipëria, e shtata në botë për kan*bisin

Temperatura përvëluese për sot, arrijnë deri në 38 gradë Celsius

Temperatura përvëluese për sot, arrijnë deri në 38 gradë Celsius

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com