Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kritikët e Trump kërkojnë ngritje akuzash ndaj Presidentit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Disa nga kritikët e Presidentit Donald Trump po bëjnë thirrje për ngritje akuzash me qëllim shkarkimin e Presidentit në Kongres, pasi ish-avokati i tij e implikoi Presidentin në një shkelje të mundshme të ligjeve për financimin e fushatave elektorale. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Marcus Harton, kundërshtarët politikë të Presidentit në Kongres janë duke mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm.

Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump, u vetëdeklarua fajtor javën e kaluar për tetë akuza për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave, për mashtrim me taksat dhe mashtrim bankar. Shkeljet përfshijnë edhe kryerjen e pagesave për të blerë heshtjen e grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me zotin Trump. Zoti Cohen thotë se zoti Trump e udhëzoi për të bërë pagesat, por Presidenti dhe mbështetësit e tij e mohojnë këtë dhe e quajnë zotin Cohen gënjeshtar.

Janë shtuar tashmë thirrjet për ngritjen e akuzave në Kongres me qëllim shkarkimin e Presidentit, por ligjvënësi demokrat Eric Swalwell, tha gjatë emisionit “ABC THIS WEEK” se nuk ka ende prova të mjaftueshme. Ai është anëtar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të ishte edhe organi që do të ndërmerrte hapin e parë drejt ngritjes së akuzave. Ligjvënësi Swalwell thotë se është e parakohshme të diskutohet ky hap. Por, ai shtoi se hetimet do të ishin përparësi e punës nëse demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që t’i premtojmë popullit amerikan se nëse na jep shumicën, ne do të kryejmë hetimet që republikanët nuk duan t’i bëjnë. Për shkeljet në financimin e fushatës elektorale. Për kontaktet e tij me rusët. Madje, edhe për deklaratën e tij të taksave që populli amerikan ende nuk e ka parë. Premtoj se një shumicë demokrate do ta realizojë edhe këtë”, tha ligjvënësi Swalwell.

Shumica e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve kanë mbrojtur Presidentin mes hetimeve të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje dhe pengimit të drejtësisë.

Avokati aktual i Presidentit Trump tha javën e kaluar se do të ishte gabim ngritja e akuzave për shkarkimin e Presidentit.

“Mendoj se një proces shkarkimi do të ishte i tmerrshëm. Nuk ka asnjë arsye. Ai nuk bashkëpunoi me rusët. Ai nuk pengoi drejtësinë. Gjithçka që tha Cohen është hedhur poshtë. Shkarkimi do të bëhej vetëm për arsye politike dhe populli amerikan do të rebelohej”, deklaroi Rudy Giuliani, avokat i Presidentit Trump.

Analistët thonë se demokratët ngurrojnë të flasin për shkarkimin pasi i druhen provokimit të mbështetësve të zotit Trump, transmeton voa. Kjo temë ushqen trazirat politike ndërsa vendi po i afrohet zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor, zgjedhje të cilat do të përcaktojnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit.

Tags: akuzashkërkojnëkritiketngritjePresidentitTrump

TË LIDHURA

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër
Bota

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju
Bota

Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

12:07 | 23/09/2025
BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare
Bota

BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare

10:40 | 23/09/2025
Next Post
Kosovë, 5 vite burg për cilindo që fyen Presidentin

Thaçi: Vazhdimi i “status quos” me Serbinë, sjellë katastrofën e pashmangshme

Izraeli rikthen në skuadër lojtarin që De Biasi e quajti “bir k…”

Izraeli rikthen në skuadër lojtarin që De Biasi e quajti “bir k...”

Godasin me thikë të riun në Durrës, arrestohen dy persona

(Video) Vritet me thikë 54-vjeçari në Shkodër

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit
Aktualitet

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

by mirseda
14:47 | 23/09/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi. Infermieri...

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

14:39 | 23/09/2025
Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë!

13:59 | 23/09/2025
Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

13:44 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com