Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Krimi në familje, përtej ngjarjes së Roskovecit…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Krimi në familje, përtej ngjarjes së Roskovecit…

Nga: Gëzim Tushi

Ngjarja e Roskovecit është një “casus belli” për ta parë problemin e krimit në familje, me të gjithë gravitetin e shfaqjeve të krimit social.

Krimi i dyfishtë ishte një ngjarje e pritur, në kushtet kur në shoqërinë shqiptare është duke u zhvilluar me intensitet një proces kundërsocial, sikurse është zgjerimi i përmasave apo ajo që sociologjikisht mund të konsiderohet si “demokratizim i krimit”.

Ngjarja është tregues elokuent i radhës, që tregon se dhuna dhe krimi në familjen shqiptare po shtohet dhe për pasojë po ndikon në degradimin e statusit të Qenies Shoqërore të gruas. Madje, deri në nivele kritike antihumane.

Krimi në familje, dhuna e intensifikuar dhe e pandërprerë mbi gratë, po bëhet një nga karakteristikat e tmerrshme të kohës, e përhapur gjerësisht në familjen dhe shoqërinë tonë.

Rasti i Roskovecit, por jo vetëm ai, tregon se krimi në familjen shqiptare ka kaluar çdo “kufi njerëzor”. Ai tashmë është agravuar dhe banalizuar. Ngjarje të tilla vërtetojnë të vërtetën, se krimi mbi gratë i ushtruar barbarisht në familjen e tyre, është bërë aq i dendur, i shpeshtë.

Aq sa nuk mund të konsiderohet si fenomen rastësor, por veprim me qëllime strategjike mizogjiniste. Gratë në familje po përballen me meshkuj të dizekulibruar, të metat e të cilëve i kalojnë kufijtë e species njerëzore dhe shfaqen si bisha njerëzore. Patologjia e krimit në familjen shqiptare nuk është metaforë sociale, por një realitet i zgjeruar shoqëror.

Unë besoj se ka ardhur koha që marrëdhëniet, qëndrimi social me krimin dhe raportet me mashkullin asocial, agresiv e kriminal duhet të ndryshojnë. Për fat të keq, sa herë ndodhin vrasje apo shfaqje brutale të krimit në familje, në trajtimin e këtyre dukurive shfaqen shpeshherë qëndrime relativiste apo gjysmë justifikuese nga politika, media, opinioni publik.

Ligjërimi justifikues apo argumentimet e pasigurta, bashkë me qëndrimet e buta justifikuese të shkaqeve të krimit në familje dhe shoqëri, nuk na ndihmojnë për të zbutur dhe frenuar këtë dukuri, që tashmë është bërë tejet shqetësuese. Për fatin tonë të keq, frekuenca e krimit në familje është aq shumë e shpeshtë dhe e përsëritur në kohë, saqë ngjarjet kriminale, qoftë edhe në përmasa tronditëse sikurse ishte rasti i krimit në Roskovec, shpesh trajtohen me indiferencë apo me statusin e ngjarjes së zakonshme.

Një ngjarje që na kujton edhe një herë, se dhuna dhe krimi në shoqërinë shqiptare është “ulur këmbëkryq”, shpesh trajtohen si gjëra normale. Sepse në shoqërinë tonë krimi në familje na është bërë si “buka e përditshme”. Madje, kanë marrë statusin e ngjarjeve të zakonshme, të pritshme, jo aq shumë tronditëse për shtetin dhe opinionin publik.

Të vjen keq që parashikimet sociologjike të bëra nga studiues dhe intelektualë shqiptarë, se breznitë po vazhdojnë të “prishen” nga ana sociale, duke u bërë më agresivë në sjelljet e tyre, gjithnjë e më shumë po vërtetohen. Ka kohë që atmosfera sociale në familjen shqiptare, është inonduar. Ajo është vënë përballë sjelljeve asociale që kanë të bëjnë me shtimin galopant të dhunës, krimit, shkeljes së ligjit, përhapjes së korrupsionit.

Plagë sociale që vazhdojnë dhe veprojnë sinkron, të sintetizuara. Gjendja e kriminalitetit në tipologjinë dhe fenomenologjinë, “nomenklatura” e krimit tashmë në familjen dhe shoqërinë tonë, është e plotësuar me të gjithë format më të përbindshme të tij. Përmasat, intensiteti i shfaqjes, e ka vënë shoqërinë në dilemë: Jetojmë në një shoqëri humane, apo po jetojmë në “spitalin social psikiatrik”?

Të vrasësh gruan, vajzën, nënën, njeriun e afërt apo të dashur brenda mureve të shtëpisë, kësaj vatre të madhe të sigurisë, kjo do të thotë se disa shtëpi janë duke u transformuar në vatra të krimit intensiv, duke i kthyer ato në “çmendina të vërteta”. Ne po përballemi përditë me njerëz që kanë nxjerrë “jashtë përdorimit” humanitetin personal dhe arsyen sociale. Krimi i ka dëmtuar së tepërmi “amortizatorët” e veprimit human të familjes sonë, duke bërë të padukshëm, të padallueshëm kufirin midis asaj që i lejohet dhe asaj që i ndalohet sjelljes së njeriut në jetën personale e publike.

Padyshim, askush nuk mund të mohojë ekzistencën e konflikteve të natyrshme e të panatyrshme që ndodhin në familje e shoqëri. Ato nuk janë “muzeume të vdekur”. Natyrshëm që marrëdhëniet midis njerëzve në familje janë edhe marrëdhënie interesash dhe kjo bën që të shfaqen konflikte. Kjo është gjendje e natyrshme, por ajo që është anormale dhe e panatyrshme është çështja, mënyra si i zgjidhim këto konflikte.

Me logjikë, marrëveshje, tolerancë e mirëkuptim apo me forcë, dhunë e vrasje? Krimi në shoqërinë tonë është bërë problematik, shumëdimensional, i padurueshëm. Në të vërtetë mijëra vjet më parë kur ndodhi “Revolucioni Human” u bë ndarja përfundimtare e njeriut të arsyeshëm (homo sapiensi) nga njeriu që mbeti në botën e kafshëve (njeriu neandertalit). Kështu që nuk është normale që në shoqëri, të kemi këtë përballje me llumin social të krimit në familje, i cili synon që shoqëria të “mësohet”, të adoptohet, të bashkëjetojë pa shqetësim me praninë e kundërkulturës së krimit në familje, publik e shoqëri. Për fat të keq është në rritje numri i njerëzve që po largohen nga shtrati normal i njeriut “homosapiens” drejt bishës njerëzore (njeriu neandertalit).

Ky degradim është shumë shqetësues dhe duhet të na vërë në mendim se çfarë duhet bërë, çfarë masa duhet të marrim si familje, shkollë, shtet e shoqëri, për t’u përballur qytetarisht me kriminelët, me këtë “mbetje evidente kafshërore”, të cilët jo vetëm nuk e kanë vendin, por nuk duhet të gëzojnë as të drejtën të jenë pjesë e shoqërisë humane. Unë mendoj se jemi përpara një procesi të gjerë social, të shtimit të njerëzve që po humbasin konceptin e sjelljes së mirë, sidomos të “ndjenjës së fajit”. Po a dini çfarë do të thotë kjo dhe cili është konvertimi social i kësaj situate të zgjeruar të njerëzve që humbasin ndjenjën e fajit?

Do të thotë se janë duke u shtuar njerëzit, që nuk e kanë vështirë të kapërcejnë “rubikonin human”, të kthehen në kriminelë ordinerë. Por në këtë rast, nuk është e tepërt pyetja ekzistencialisht e rëndësishme: Ku jetojmë? Në shoqëri apo në kopshtin zoologjik të njerëzve kriminelë? Unë mendoj se duhet të jemi të vërtetë dhe kompatibël me realitetin që zhvillohet në shoqërinë tonë. Familja dhe shoqëria kanë dhe po përjetojnë një krizë morale, e cila në një masë të konsiderueshme konvertohet në veprime të pakontrolluara, instiktive e kriminale.

Shfaqjet e bujshme të njeriut sadist (si rasti i vjehrrit të ngjarjes në Roskovec) tregon praninë e njeriut sadist, të cilët kanë synim ta bëjnë “çmendurinë sociale” një gjë të zakonshme apo realitet të social të pranuar. Vlerësimi i situatës së kriminalitetit tregon në mënyrë të padyshimtë, që si familje dhe shoqëri jemi në një “fazë kritike”, në gjendjen e një lloj neurotizmi social të zgjeruar e të përgjithshëm. Madje ka raste kur ajo agravohet në nivele të formave të “çmendurisë sociale”, ngaqë po rritet prania e “njeriut sadist”. A duhet frenuar kjo epidemi? Patjetër.

Ky është një imperativ për të gjithë strukturat e parandalimit dhe edukimit human, sikurse janë familja, shkolla, media, shoqëria civile, institucionet fetare, të cilat duhet të ndryshojnë strategjinë e komunikimit me njerëzit, në se duan të kenë sukses edukativ dhe impakt social. Krahas tyre duhet përmirësuar puna, efektiviteti i organeve ligjore, strukturave policore e të drejtësisë.

Dhe më në fund, për gratë viktima të dhunës apo rrezikut të vrasjeve, duhen përmirësuar strukturat e shërbimeve të përgjithshme dhe specifike me natyrë psikologjike, diagnostikuese, mjekësore, sociale e financiare.

Vetëm një “ortek” i përbashkët i këtyre faktorëve mund të ndikojë në zbutjen e klimës kriminale në familjen shqiptare. Ndryshe, statistikat dhe numrat e krimit dhe vrasjes së grave në shoqërinë tonë, do vazhdojnë të jenë kreshendo. Dhe ne vetëm do t’i regjistrojmë dhe pastaj do bëjmë diskutime për to…

* sociolog

 

Tags: Gëzim Tushikrimi ne familjengjarja e Roskovecit

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
 SPAK bën lëvizjen e papritur për Saimir Tahirin

 SPAK bën lëvizjen e papritur për Saimir Tahirin

Ukraina pretendon se 300 persona janë mbajtur peng në bodrumin e një shkolle

Ukraina pretendon se 300 persona janë mbajtur peng në bodrumin e një shkolle

Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më të ulët që në janar

Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më të ulët që në janar

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Presidenti i Emirateve Arabe uron Ramën për fitoren: Do zgjerojmë bashkëpunimin
Politikë

Presidenti i Emirateve Arabe uron Ramën për fitoren: Do zgjerojmë bashkëpunimin

by mirseda
11:56 | 14/05/2025
0

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan ka uruar kryeministrin Edi Rama për...

Antonio Costa, uron Edi Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse

Antonio Costa, uron Edi Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse

11:47 | 14/05/2025
Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur në Fier, në Kuvend bashkë me Bardhin

Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur në Fier, në Kuvend bashkë me Bardhin

11:44 | 14/05/2025
Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:41 | 14/05/2025
Von der Leyen uron Ramën: “Shqipëria i përket BE-së!”

Von der Leyen uron Ramën: “Shqipëria i përket BE-së!”

11:23 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com