Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Krimi ka hyrë në maternitet

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Krimi ka hyrë në maternitet

Nga: Frrok Çupi

Pse po lëvizin kaq egër këta?. Ngado ka lëvizje, i shikoni?!…

Vrapojnë nëpër studio televizive, ngrenë komisione; nuk vrasin dot më, hë për hë; rrethojnë besnikët që u kanë lënë pasurinë; bëjnë lista deputetësh ku është vetja; ngatërrojnë cila është zyra e presidentit e cila kuzhina e gruas; njërit e tjetrit u thërrasin me emrat e të zhdukurve; tjetri zihet me gruan pse thërriti bojaxhinjtë kur dhoma e gjumit bie erë para të ndenjura…

Pse po lëvizin kaq egër këta, me shqelma e me duar?…

Kurmi i lodhur i vendit ndjehet keq, aq keq se trupi i nënës në maternitet. Atje lind një fëmijë; edhe nga ky ‘maternitet’ djallëzor pritet të lindë, por një krijesë e moshës më shumë se tre dekada. Do të zbulohet fytyra e krimit. Lindja është shumë e vështirë. Këta duket se shtyjnë si të pa shpirt që krimi të dalë sa më shpejt. Për tre dekada ndodhi ndryshe, ndodhi që ikën sa më larg kirurgjisë me qëllim që të fshihnin krimin.

Po tani, pse vallë duan që të dalë?

Nuk duan, është vetëm një iluzion; por janë të detyruar. Është një proces fiks si maternità, ku njëra ndjesi shtyn tjetrën.

Procesi i parë është shumësia në barkun e balenës.

Çfarë ka këtu?

Këtu janë paratë ‘e pastra’ të shqiptarëve që u grabitën përmes firmave piramidale; kushedi sa vetë vranë veten pse humbën strehën e fëmijëve; pastaj kushedi sa humbën jetën në luftën shtet- civilë në vitin 1997. Fantazmat e tyre nuk ka bark që t’i mbajë. Paratë e vjelura prej tyre po bëjnë ligjin edhe sot në duar të pak njerëzve. Me to blihen zjarrvënës, vrasës me pagesë, militantë rrugësh, lobohet me jashtë, kërcënohen dëshmitarë, bëhet krekosje para popullit… Këtu janë të paketuar edhe njerëz të njohur si Remzi Hoxha e Ali Ukaj që në vitin 1994; ministra si Tritan Prifti dhe Safet Zhulali; bankieri Artan Santo dhe këshilltari Eduard Belegu; 26 viktimat e Gërdecit dhe vetë Kosta Trebicka; dy kufomat e fshehura në Malin me Gropa që i ka denoncuar ish- presidenti. Vetëm njëri prej tyre ka një varr që mbytet me lule, Artan Santo; të gjithë të tjerët janë pa varre. Si të pa varrosur këta janë të pa lidhur, dmth., të pa ‘pranga’ dhe përplasen pa pushim që të dalin në dritë. Deri më sot, për asnjërin nuk është bërë kurrë hetim i plotë. Shpresa e thënë gojë më gojë se një Drejtësi e re po vjen, i ka zgjuar viktimat dhe autorët së bashku. Autorët janë këta që tentojnë të qëndrojnë në kupolën politike dhe të shpëtojnë nga drejtësia. Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara është kthyer në roje godine në SPAK dhe në FBI; udhëheqës të lartë të shtetit kanë tentuar disa herë që të dështojnë Reformën në Drejtësi. Vjen pyetja: Pse aleatët e mëdhenj të vendit, SHBA dhe BE, i hynë aventurës për të rregulluar Drejtësinë në Shqipëri? Vallë pse ndjejnë gjynah për njeriun e dhunuar nga krimi i pushtetit? Vallë pse zona gjeopolitike ku ndodhemi infekton rajonin e përtej? Vallë pse shteti, si nocion dhe si realitet, për herë të parë në historinë e tij shteti është më i dobët se krimi? Kjo mund të deformojë ligjësitë e shtetit, njësoj siç përfytyrohen me pamjen ‘maternitet’ si salla ku lind fëmija, ashtu edhe salla ku po tenton të dalë krimi.

Procesi i ngjan ‘dhëmbëve të detit’.

Kjo më shumë është sindromë, se sa realitet. Në metaforën e filmit me të njëjtin titull bëhet fjalë për peshkaqenët. Peshkaqenët dalloheshin përditë në ujërat ku notonin njerëz, por ishin larg. Askush nuk ndjeu frikë. Vetëm një herë ndodhi kjo, kur egërsira e detit tregoi dhëmbët. Të gjithë vrapuan të tmerruar kur dikush thërriti: ‘Dhëmbët!, dhëmbët e detit!’.

Kjo është sindroma e dyfishtë sot mes nesh: Nga njëra anë njerëzit- viktima kanë kuptuar çfarë  kanë bërë ‘peshkaqenët’ kundër tyre gjatë epokës ‘demokratike’. Në anën tjetër autorët e krimit kërkojnë shpëtim nga drejtësia njerëzore. Udhëheqësit politik e shtetëror deri tani kanë kryer akte të rënda: Kanë rrëzuar Drejtësinë deri në absurditetin e Universitetit 6 mujor Juridik; kanë krijuar skuadrat e zjarrit dhe të qeses brenda gjykatave; kanë falur krimin e diktaturës komuniste me qëllim që të krijojnë precedent për krimin e tyre post komunist- dhe e kanë arritur; kanë përdorur pasurinë e popullit për të nënshtruar popullin. Kjo i kishte verbuar sytë e njerëzve që shikonin ‘peshkaqenë’ por nuk u dallonin dhëmbët. Faji i liderëve të epokës 30 vjeçare është se e tepruan aq shumë sa njerëzit ua panë të brendshmet: Blenë vila, morën thuajse gjithë atdheun; u pasuruan pa u shënuar në asnjë punë në jetë; zhdukën dëshmitarët frymorë dhe krijuan median qen roje. Atëherë u sulën secili kundër secilit; tani edhe krimi është vënë në lëvizje: Kudo që të shkelësh në territorin e vendit ke shkelur në pronën e liderëve; edhe kur paguan 500 lek për një çadër në Shën Pjetër, je duke paguar për xhepin e jo atij që duket…

Krimi ka dalë fushës. Këta, të paktën, nuk mund të ngjiten më në krye të shtetit. Liderët tani janë të trembur jo vetëm nga Amerika dhe nga Drejtësia, por ka edhe dy elementë të ‘shtypur’ nga ku kanë frikë.

Elementi i parë është ‘dora e dytë’ e pasurisë.

Dora e dytë, ku udhëheqësit shtetëror kanë depozituar pasurinë e vjedhur, janë kushërinjtë, bashkëfshatarët ku ishin lidhur para se të bëheshin ‘zot’  në Tiranë, fajkonjtë kriminelë që ‘dinë’ si mbrohet pasuria, kamikazët, etj. Nëse bie dinastia e ngritur me pasurinë e grabitur të vendit, atëherë ‘besnikët’ nuk ua kthejnë më çfarë kanë marrë në dorë. Më të garantuar janë ata që i mbajnë në  dyshek, edhe pse bie erë e keqe për bojaxhinjtë.

Elementi i dytë është populli:

Ky koncept, shpesh herë i afërt me qasjen komuniste, kësaj here ka marrë kuptim më të mirë. Krimi po lëviz frikshëm në barkun e balenës, sepse populli e ndoqi dhe i dëshmoi personat me emra. Sigurisht ka edhe të tjerë; por populli e kreu punën e ‘qenit të gjuetisë’. Populli nuk është gjykatësi, as prokurori. Kjo është frika, se mos vjen një moment që edhe drejtësia apo qeveria të bashkëpunojnë me krimin!?

Të gjithë po tremben. Se po të ishte për ‘popull’ ata do ta manipulonin përsëri.

Por krimi po lëviz egër; pritet të lindë me fytyra të njohura, me ndëshkime, me fund.

Tags: Frrok ÇupikrimMATERNITET

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Rikthehet paniku në Bejrut/ Zjarr e shtëllunga tymi në vendin ku ndodhi shpërthimi tragjik i 4 gushtit

Rikthehet paniku në Bejrut/ Zjarr e shtëllunga tymi në vendin ku ndodhi shpërthimi tragjik i 4 gushtit

Përndiqte prej 6 muajsh një 34-vjeçare dhe e goditi me grusht në kokë në mes të rrugës, pranga të riut

Përndiqte prej 6 muajsh një 34-vjeçare dhe e goditi me grusht në kokë në mes të rrugës, pranga të riut

Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëv*asjesh në Europë

Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëv*asjesh në Europë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com