Enver Balla, 62-vjeç është personi i cili u vra nga i biri, Esmeral Balla.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, por u zbulua vetëm këtë të mërkurë.
62 vjeçari ka humbur kontaktet prej 13 gushtit. Pasi e ka qëlluar me pistoletë, dhe e ka hedhur në pus, djali ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me të atin.
Bëhet e ditur se është gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash.