Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Krimet mafioze që tronditën Shkodrën, asnjë autor i arrestuar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Krimet mafioze që tronditën Shkodrën, asnjë autor i arrestuar

Në  dy muajt e fundit qyteti i Shkodrës është  tronditur nga vrasje të  tipit mafioz. Ekzekutimi i biznesmenit Arian Ferracaku, është  krimi që  thelloi bilancin e rëndë të viktimave në atentate. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia po heton në disa drejtime për të zbardhur arsyet e vrasjes së  31-vjeçarit, por  edhe për të  rënë  në gjurmë  të autorëve. Deri më  tani mbi 30 persona janë  shoqëruar në  polici.

Por shifrat e vrasjeve janë tragjike kur bë het fjalë  për qytetin verior.  2 muajt e fundit, Shkodra ka qenë qyteti ku kanë ndodhur më shumë vrasje të tipit mafioz ende të pazbardhura.

Mund të  themi se gjithçka ka nisur më 18 Qershor, ku në qytetin verior u ekzekutua me një plumb në kokë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Motivet dhe autorët ende nuk dihen. Kjo ngjarje do të pasohej ndoshta nga një nga krimet më të rënda të ndodhur ndonjëherë.

Më 15 Korrik u ekzekutua ish-oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Ata u qëlluan në makinë në kohën kur do të zbrisnin para banesës dhe bashkë me ta në mjet ishte dhe fëmija i tyre vetëm një vjeç. Edhe në këtë rast, autorët dhe motivet nuk dihen.

Më 10 Gusht, Shkodra do të tronditej nga një tjetër atentat mafioz. I vrarë mbeti Fatbardh Lici, i cili u qëllua nga një breshëri automatiku gjatë kohës që po pinte kafe në një lokal në lagjen Kiras. Ende edhe sot nuk ka të arrestuar, apo një pistë konkrete ku të jetë fokusuar puna e policisë.

Prej 23 Gushtit, dy persona rezultojnë të zhdukur në Shkodër. Për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysajt, dajë e nip mes tyre, nuk dihet asgjë. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri.

Për të mos mjaftuar këto ngjarje, më 27 Gusht, pas një konflikti për motive banale, Alfred Pëllumbi vrau me thikë komshiun e tij Prendush Fusha. Vetëm autori i këtij krimi u vu në pranga brenda 24 orësh.

Tags: arrestuarasnjëautorKrimetmafiozeShkodrëntronditen

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin

U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin

Deputeti demokrat ironizon Ramën: “Ty veç Zoti ta shtoftë inatin”

Deputeti demokrat ironizon Ramën: "Ty veç Zoti ta shtoftë inatin"

Pistoletë në kokë gazetarit/ Berisha: Ç’po bëni? Ngrihuni në protesta

Pistoletë në kokë gazetarit/ Berisha: Ç’po bëni? Ngrihuni në protesta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com