Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Krimet e Rënda i mbyllin gojën Sokol Dervishajt

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Krimet e Rënda i mbyllin gojën Sokol Dervishajt

Ish-ministri i Transporteve i LSI-së, Sokol Dervishaj nuk bëri asnjë koment për median pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas rreth 2 orësh dëshmie në prokurori , Dervishaj nuk ka pranuar të flasë asgjë për median megjithëse duket i qeshur në fytyre. Ministri u largua nga Prokuroria duke përsëritur të njëjtën frazë: ‘ju gazetarët po bëni punën tuaj por nuk kam asnjë koment për të dhënë’.

I kontaktuar nga redaksia e Tirana Today, Dervishaj sërish ka refuzuar të flasë duke e mbajtur gojën e mbyllur. “Nuk kam koment,” ishte pëtgjigja e ish-ministrit. Dervishaj do pyetet me detaje lidhur me kontratat e reja të lidhura për ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë. Sokol Dervishaj ka qenë ministri i fundit i bashkëqeverisjes “Rama-Meta”. Dervishaj la detyrën e tij, fill pasi në pushtet erdhën të vetëm socialistët, të cilët vendosën shkarkimin e Dervishaj dhe në vend të tij emëruan ministrin aktual të Transporteve dhe Energjetikës Damian Gjiknuri.

 Dervishaj u largua nga Prokuroria duke përsëritur të njëjtën frazë: ‘ju gazetarët po bëni punën tuaj por nuk kam asnjë koment për të dhënë’.

Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Ndërkohë, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka e Albens Alite, kanë firmosur në kundërshtim me ligjin 12 amendime kontratash për rrugën Tiranë – Elbasan. Këto ndryshime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim përfitimi, pasi janë në kundërshtim me ligjin, duke qenë se është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH dhe bordi drejtues

Ky autoritet vepron në bazë të ligjit 10164, i cili rregullon kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të këtij autoriteti.

Në bazë të këtij ligji, është miratuar me vendimin nr.4, datë 15 prill 2016, rregullorja e brendshme e funksionit të Autoritetet Rrugor Shqiptar. Si ligji, ashtu edhe rregullorja e miratuar në zbatim të tij, parashikojnë si organe të autoritetit; 1. Bordin, 2. drejtorin e Përgjithshëm dhe Bordi, sipas parashikimit të nenit 8 të ligjit që është përgjegjës për menaxhimin e veprimtarisë së ARRSH dhe i merr vendimet me shumicën e votave të 7 anëtarëve të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH është përfaqësuesi te të tretët i këtij institucioni, nuk është pjesë e bordit dhe nuk ka të drejtë vendimmarrjeje personale. E megjithatë, sipas Prokurorisë, Dashamir Xhika dhe vartësit e tij kanë bërë 12 amendime, pa përfshirjen e Bordit apo të Këshillit Teknik të ARRSH.

Në dosjen e Prokurorisë për rrugën  Tiranë – Elbasan shkruhet;

“Kërkesa e ARRSH-së drejtuar Ministrisë së Financave për fonde shtesë në vlerën 35.17 milionë dollarë, nuk ka qenë e studiuar dhe argumentuar me projekte të miratuara. Drejtori aktual i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, Aksel Qurquka, me shkresën nr.22, datë 22.12.2016, i është drejtuar Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Transporteve dhe për dijeni të ministrit të Transporteve e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me të cilën ka kërkuar shtesë fondesh për projektin e segmentit 1 në shumën 14 211 213 dollarë, si dhe rialokim fondesh në vlerën 772 753 dollarë, fonde këto të mbetura nga kontrata e punimeve të segmentit 3, për të cilën nga ana e ministrisë nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, përsëri me shkresën nr.272, datë 18.07.2017, i është drejtuar ministrit të Transporteve dhe për dijeni të drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, me kërkesën për shtim fondesh në vlerën 12 650 000 dollarë dhe rialokim fondesh të mbetura nga ky projekt në vlerën 772 753 dollarë, për mbylljen e financimit të projektit për këtë segment.

Nga struktura përkatëse në MTI, përsëri nuk është kthyer ndonjë përgjigje në ARRSH për çështjen e ngritur. Dy shkresat e mësipërme për shtesë fondesh janë nënshkruar nga Qurduka, duke vënë në dijeni në të dyja rastet drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH”

Tags: Dervishajtgojëni mbyllinKrimetrënda

TË LIDHURA

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën
Politikë

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”
Politikë

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Next Post
Profil/Nga tenderi i radarëve te ai i TVSH-së, kush është “bosi” Idlir Karkini

Profil/Nga tenderi i radarëve te ai i TVSH-së, kush është “bosi” Idlir Karkini

Kush do ta fitojë FSHF-në, “politika”, “klani Zemunit” apo ish-arbitri ndërkombëtar?

Skenari/Zgjedhjet në FSHF do të përsëriten, mjafton vetëm Gjirokastra e Finos

Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Demarkacioni/Seancë urgjente në Kuvendin e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

by mirseda
22:51 | 11/12/2025
0

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit...

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com