Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, debate në Këshillin e Sigurimit në OKB

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, debate në Këshillin e Sigurimit në OKB

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha të mërkurën në New York se “askush nuk mund të vërë veto” ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe bota duhet të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ajo i bëri këto komente gjatë mbledhje së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shprehur kundërshtimin ndaj planeve të Kosovës për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë, tha se vendi i tij u “kundërvihet akteve të tilla të njëanshme… Dua të theksoj se është e papranueshme që në momentet kur po zhvillohen bisedime për të gjetur një zgjidhje, sillen vendime të tilla radikale dhe pres që vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të dënojnë një vendim të tillë të Prishtinës”.

Ambasadorja Çitaku tërhoqi vëmendjen në trysninë që ushtron Beogradi ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb që të tërhiqen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi se ngritja e ushtrisë së Kosovës nuk do të jetë kurrë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

“Më lejoni të jem e qartë, asnjë shtet tjetër, asnjë qytetar tjetër, nuk ka të drejtë te vetos mbi ngritjen e forcave tona të armatosura. Kjo është çështje e një vendimi sovran që Kosova do ta përmbyllë së shpejti”, tha ajo.

Ministri serb foli edhe për siç tha “fushatën e Prishtinës të ndihmuar edhe nga disa vende tjera” për anëtarësimin e Kosovës në policinë ndërkombëtarë (Interpol) dy ke theksuar se bëhet fjalë për “aspirata tërësisht politike”.

Ambasadorja Çitaku tha se Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit për t’u shndërruar në kontribuuese të sigurisë botërore.

“Sinqerisht, nuk e di se si dreqin mund të jetë kjo humbje për fqinjin tonë verior?”, tha ajo duke nënvizuar se “kush e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol, qartazi e ndihmon krimin e organizuar. Është e qartë që përfituesit e vetëm nga mbajtja e Kosovës jashtë Interpolit janë kriminelët, kartelet e drogës dhe terroristët. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a dëshironi të jeni vërtetë në atë listë”?

Kosova synon të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Interpolit në takimin e kësaj organizate, që mbahet me 20 nëntor në Dubai. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuar e Britanisë së Madhe kërkuan mbështetje për këtë synim.

Kosova dhe Serbia shfaqën ndërkaq pikëpamje të ndryshme rreth pranisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë por edhe raportimit në Këshillin e Sigurimit. Derisa ministri serb, nguli këmbë sërish në vazhdimin e këtij misioni, që sipas tij është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e serbëve dhe të pakicave tjera jo shqiptare, ambasadorja Çitaku, tha se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin meqë nuk është më i rëndësishëm tash kur Kosova është vend i pavarur.

Përmbyllja e mandatit të UNMIK-ut është mbështetur edhe nga fuqitë perëndimore.

Ambasadorët në Këshillin e Sigurimit i shprehën mbështetje procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./voa/

Tags: debateKëshillin e SigurimitKosovësKrijimiOKBushtrisë

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
KAS i “mbyll derën” Skënderbeut: Nuk ka një datë, nuk kemi marrë ndonjë apelim

KAS i “mbyll derën” Skënderbeut: Nuk ka një datë, nuk kemi marrë ndonjë apelim

Nacionalizmi lypsar i Italisë

Nacionalizmi lypsar i Italisë

Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie

Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com