Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Krijimi i ushtrisë evropiane/Trump-it nuk i del inati, shpërthen kundër Macron-it

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Krijimi i ushtrisë evropiane/Trump-it nuk i del inati, shpërthen kundër Macron-it

Duket se çështja e krijimit të ushtrisë evropiane, nuk po gjen konsensus mes Trump dhe Macron. Më herët, presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, u takuan në Paris. Dy liderët diskutuan idenë e shtruar më herët nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, për formimin e një “Ushtrie Evropiane”, për t’i lejuar kontinentit evropian të mbrohet nga kërcënimet e mundshme. Qëndrimi i Macron nuk u la pa u diskutuar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi propozimin e ardhur nga presidenti Macron, një ide të gabuar. Madje Trump ka shkruar edhe në Twitter se ishte “fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë një thirrje, për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.

Macron ngriti çështjen e ushtrisë, duke thënë se është e padrejtë të kemi sot një sistem evropian të sigurisë, të garantuar nga SHBA-ja, dhe se ka ardhur koha që evropianët të krijojnë një sistem të vetin mbrojtje.

“Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Macron në një intervistë televizive. Duket se gjakrat janë ndezur sërish, pasi Trump ka reaguar përmes postimeve në Twitter.

“Emmanuel Macron sugjeron ndërtimin e ushtrisë së vetë, për të mbrojtur Evropën kundër Amerikës, Kinës dhe Rusisë. Por ishte Gjermania në Luftën e Parë Botërore dhe të Dytën. Si funksionoi kjo për Francën? Ata filluan të mësonin gjermanisht në Paris, përpara se të vinte Amerika. Paguaj për NATO-n, ose jo!”.

Më herët, Macron ngriti çështjen e ushtrisë duke sqaruar se evropianët nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e Shteteve të Bashkuara. “Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë e madje edhe SHBA-në”, pohoi Macron për radio stacionin francez Europe 1.

 

Tags: anti TrumpMacronTrump

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Next Post
Aksident në Bulqizë, dy persona në gjendje të rëndë

Aksident në Bulqizë, dy persona në gjendje të rëndë

Vizat/ Fajon: E zhgënjyer, procesi po politizohet!

Vizat/ Fajon: E zhgënjyer, procesi po politizohet!

Ish-kryeministri Gruevski jep këtë mesazh nga arratia

Ish-kryeministri Gruevski jep këtë mesazh nga arratia







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com