Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka ngritur alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Në një intervistë për Vizion Plus, Buquicchio thekson se ky fenomen është mjaft i përhapur dhe lufta ndaj tij është jetike:

“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Europë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”.

Sipas Gianni Buquicchios, korrupsioni mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndërsa shtoi se është e nevojshme që ecet me hapa të shpejtë për zbatimin e saj:

“Pra u bë kjo reformë, një reformë shumë komplekse, ndoshta pak më shumë se komplekse, por siç duket ishte e nevojshme ky kompleksitet, duke parë situatën shqiptare, ku për fat jo të mirë mes opozitës dhe mazhorancës nuk ekziston besimi që duhet të jetë, dhe për pasojë u arrit në një përfundim, Kushtetuta u ndryshua. Tani ligjet e reformës kushtetuese duhen vënë në zbatim. Procesi i Vettingut nuk ka nisur ende, por është e rëndësishme të ecet me shpejtësi. Populli shqiptar nuk mund të presë më për të pasur gjykatës të pavarur dhe të paanshëm. Është thelbësore për shoqërinë shqiptare, për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimin e ekonomisë”.

Presidenti i Komisionit të Venecias ka theksuar në këtë intervistë se përfitimet nga reforma në drejtësi janë të shumta, por në mënyrë të veçantë është zhvillimi ekonomik përmes investimeve të huaja në vend:

“Nëse nuk keni gjykatës të paanshëm, nuk do të keni investime të huaja, pasi një sipërmarrës nuk vjen këtu për të shpenzuar paratë e tij për të zhvilluar ekonominë shqiptare, se në rast konflikti nuk do të ketë një vendim të paanshëm nga ana e drejtësisë. Kjo për ekonominë, por edhe për qytetarët e thjeshtë, është e rëndësishme që gjykatësit të jenë të paanshëm, jo të korruptuar dhe të japin vendimet ashti siç duhet.”

Tags: korrupsioniKreu i Komisionit të Veneciasnivele alarmanteshqiperi

TË LIDHURA

Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë
Kryesore

Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

13:57 | 03/09/2025
Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale
Aktualitet

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

13:17 | 03/09/2025
Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur: Arrestohet pronari, procedohet efektivi
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur: Arrestohet pronari, procedohet efektivi

12:53 | 03/09/2025
Next Post
Meta takohet me Arifin, në fokus integrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Meta takohet me Arifin, në fokus integrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ja pse provat që inkriminojnë Tahirin nuk do dalin kurrë në dritë

Ja pse provat që inkriminojnë Tahirin nuk do dalin kurrë në dritë

Jonida Shehu braktis Top Channel, televizioni kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi

Jonida Shehu braktis Top Channel, televizioni kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake
Bota

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

by mirseda
15:07 | 03/09/2025
0

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë...

Tragjedi në Ukrainë: 25-vjeçari vret motrën e mitur pas një grindjeje

Tragjedi në Ukrainë: 25-vjeçari vret motrën e mitur pas një grindjeje

14:46 | 03/09/2025
Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë

Zelensky zbret në Danimarkë, bisedime me udhëheqësit nordikë dhe baltikë

14:19 | 03/09/2025
Berisha: Rroga minimale nuk rritet, me këto ritme do shpërthejë morri dhe zgjebja

Berisha: Rroga minimale nuk rritet, me këto ritme do shpërthejë morri dhe zgjebja

14:07 | 03/09/2025
Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

13:57 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com