Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, nga ku ka bërë thirrje që të regjistrohen sa më shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut në regjistrin civil të këtij vendi proces ky filluar më 1 mars të këtij viti.
Hoxhaj në një konferencë për media bëri të ditur edhe temat e këtij takimi, teksa ftoi qytetarët e Maqedonisë të Veriut që të regjistrohen në regjistrin civil pasi siç tha ai, kjo ka rëndësi për të ardhmen politike.
“Në Maqedoni të Veriut është një proces i regjistrimit civil të popullatës dhe temë jona ishte që e gjithë diaspora shqiptare do të duhet të jenë në mbështetje dhe të japin kontributin e tyre qe sa më shumë shqiptarë të Maqedonisë të Veriut të regjistrohen. Ky është një proces politik, prandaj dua që në emër të PDK-së t’i ftoj shqiptarët që janë nga Maqedonia e Veriut të regjistrohen në regjistrin civil, pa marrë parasysh se ku jetojnë”, tha ai.
Burimi:Shenja Tv