Foto / Me fanellën e Torinos në parlament, deputeti komenton ndeshjen

Ky në foto është Mike Wallace, një politikan irlandez, anëtar i Parlamentit Evropian dhe një tifoz i madh i Torinos.

Në të kaluarën ka ndodhur që politikani të paraqitet në Parlamentin Evropian i veshur me bluzën e Torinos, skuadrës së tij të zemrës dhe dje foli gjithashtu për ndeshjen Torino-Sasuolo.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, gjatë fjalës së tij në parlament ai u shpreh:

“Është dita e Shën Patrikut , dhe siç i thashë edhe presidentit para se të fillonim, irlandezët gjithmonë janë me më të dobtin. Disa minuta më parë ndodhi që Torino mundi Sasuolon në një ndeshje tepër të rëndësishme të Serisë A. Një fitore për më të dobtin, dhe fakti që kjo ndodh pikërisht në ditën e Shën Patrikut më bën jashtëzakonisht të lumtur “.