Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, sot do të dalë para Komisionit të Vettingut.
Trupi gjykues që do të drejtojë seancën përbëhet nga kryetar Olsi Komici, anëtarë Roland Ilia, dhe Pamela Qirko.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Sikundër duket qartë edhe nga tabela, të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.