Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kremlini hedh poshtë pretendimet se Trump është agjent rus

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kremlini hedh poshtë pretendimet se Trump është agjent rus

Zyrtarë të lartë rusë kanë hedhur poshtë pretendimet se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë punuar për interesat e Moskës, duke i cilësuar këto deklarata si “absurde” dhe “të çmendura”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në një konferencë për media më 16 janar se raportimet e mediave amerikane lidhur me këtë çështje reflektojnë një rënie drastike të standardeve të gazetarisë.

Gazeta The New York Times ka raportuar javën e kaluar se pas shkarkimit të James Comeyt nga pozita e drejtorit të FBI-së më 2017, kjo agjenci ka nisur hetime lidhur me atë nëse Trump ka qenë duke punuar për interesat e Rusisë.

Ky shkarkim ka rezultuar me emërimin e Robert Muellerit në pozitën e Këshilltarit Special, i cili është angazhuar për të hetuar nëse ka pasur ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 2016 në SHBA, dhe nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Moskën.

Ndërkohë The Washington Post ka raportuar se Trump ka tentuar të fshehë detajet e bisedës së tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

The Post ka raportuar se në një rast, Trump i ka marrë shkresat e bëra nga përkthyesi i tij dhe e ka urdhëruar atë që të mos diskutojë se çfarë ka ndodhur në takim.

Vetë Trump ka thënë javën e kaluar se ai kurrë nuk ka vepruar në favor të Rusisë dhe ka përsëritur pretendimet se hetimet për lidhjet e tij me Rusinë janë mashtrim.

Ndaras Lavrovit, Yury Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin për Çështje të Huaja po ashtu është tallur me mendimin se Trump mund të ketë punuar për interesat e Rusisë.

“Për çfarë marrëzie jeni duke biseduar?”, ka thënë Ushakov kur është pyetur nëse Trumpi është agjent rus.

“Si mund të komentojë dikush një çmenduri të tillë? Këto komente kanë arritur shkallë aq të madhe dhe është e çuditshme të flitet për to”.

“Si mund të jetë presidenti i SHBA-së, agjent i një shteti tjetër, vetëm mendojeni vetë”, ka deklaruar ai.

Ushakov ka thënë se marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe SHBA-së “nuk mund të jenë në nivel më të keq”.

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Foto/ Nga tualeti prej ari te palestra, brenda avionit luksoz të Vladimir Putin

Foto/ Nga tualeti prej ari te palestra, brenda avionit luksoz të Vladimir Putin

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë hap dyert për vizitorët

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë hap dyert për vizitorët

Dyshimet mbi orientimin seksual të Hitlerit, del sekreti tronditës i Eva Braun

Dyshimet mbi orientimin seksual të Hitlerit, del sekreti tronditës i Eva Braun







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com