Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kredi për lavatriçe”, deklarata e pabesueshme e Gashit, krahut të djathtë të Llallës

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Kredi për lavatriçe”, deklarata e pabesueshme e Gashit, krahut të djathtë të Llallës

Kur në Itali shpërtheu skandali i “tangentopuli”-t të famshëm, një gazetare që realizonte rubrikën “vox pop” në një nga kanalet kryesore televizive, u kujtua se diku e kishte intervistuar njërin prej atyre që sapo ishin arrestuar me bujë. Ndaj u bë kurioze dhe shkoi në arkiva që të rikthente detajet e asaj bisede, e cila ndoshta mund ti futej tashmë sërish në punë. Pas shumë mundimesh e gjeti kasetën dhe kur po e dëgjonte, mbeti e shokuar së bashku me kolegun e montazhit:

Pyetje: Zotëri, e dini ju se ç’është mafia?

Përgjigja: Ç’është kjo, ia ktheu ai me nënqeshje dhe indiferentizëm,- ndonjë markë e re makaronash?

E njëjta ndjesi të krijohet ndoshta, kur shikon për herë të parë deklaratën e pasurisë së Rovena Gashit, ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Adratik Llalla.

Siç mund ta shikoni nga këto formularë, nëse do ta lexonit dhe rilexonit disa herë dhe do të ishit një ndër ata naivë që besojnë se kjo është e gjithë e vërteta e krahut të djathtë dhe mikeshës më të ngushtë të Adriatik Llallës që është cilësuar nga sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson si i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës, atëherë me siguri që do t’ju vinte aq keq për gjendjen pasurore të Rovena Gashit, sa mund të ishit gati që të nisnit ndonjë fushatë kombëtare, për grumbullimin e fondeve që do ti vinin në ndihmës asaj vetë dhe bashkëshortit Dritan Gina, ish Kryeprokurorit të Qarkut të Elbasanit.

Madje nëse do lexonit tek kjo faqe e formularit të deklarimit të pasurisë së znj. Gashi me siguri që do ju merrnin të qarët me dënesë dhe ndonjëri do ishte gati që ta hiqte nga priza lavatriçen e shtëpisë së tij e do ia çonte me vrap asaj që ka punuar aq shumë për ta dekriminalizuar këtë vend.

Lexojeni me vëmendje se çfarë ka deklaruar, se ka marrë: Kredi pranë një institucioni financiar dhe i ka mbetur edhe 11 mijë lekë për të shlyer (?!) që edhe ajo më në fund pas 25 vjetësh demokraci të bëhej si gjithë shoqet, me lavatriçe në shtëpi. E ka bërë pagesën e 76 mijë lekëve që i ka patur detyrim atyre që i mundësuan blerjen e lavatriçes, për 12 këste me radhë, por më në fund duket se po ia del që ta ketë gjithë lavatriçn, 100% të vetën.

E po ta shohësh këtë shkresën e tretë këtu poshtë, e beson plotësisht se Rovena nuk paska asnjë faj që ka vuajtur aq shumë për të pasur edhe ajo një lavatriçe në shtëpi më në fund, sepse vetë dy rroga prej 3 milionë lekësh në muaj ka si të ardhura të vetme, së bashku me bashkëshortin e saj prokuror.

Alpenews.al ka shkuar përtej kësaj fasade dhe përtej këtij formulari sa qesharak aq edhe prej një tallje të vërtetë me gjithë shqiptarët. Nga ky moment, ne nisim shfaqjen e telenovelës më të jashtëzakonshme që ndonjë media shqiptare ka shfaqur ndonjëherë deri tani. Por me një ndryshim shumë të madh mes tyre. Telenovelat e televizioneve janë artistike, ndërsa kjo e jona krejt reale. Me prova, me dokumente zyrtare, me shkresa dhe dëshmi që do ju bëjnë të besoni se ajo që deklaron se nuk paska para për të blerë një lavatriçe sot në vitin 2018, mund të jetë shndërruar vetë në një lavatriçe e paskrupullt e pastrimit të parave të pista në Shqipëri./AlpeNews.al

Tags: i Adriatik LlallësKrahu i djathtëkredilavatriceper te blereqë deklaronse ka marrë

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Vjedhje të përgjakshme/ Me armë dhe këmbëzbathur, goditet banda e 16 shqiptarëve

Vjedhje të përgjakshme/ Me armë dhe këmbëzbathur, goditet banda e 16 shqiptarëve

Tragjedi në Itali, gjendet e vdekur në banesë e saj shqiptarja  

Tragjedi në Itali, gjendet e vdekur në banesë e saj shqiptarja  

‘Masakrohet’ Vetëvendosje, largohet një tjetër deputete

‘Masakrohet’ Vetëvendosje, largohet një tjetër deputete







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com