Ministria e Jashtme e Greqisë konfirmon lajmin për vizitën e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në Serbi.
Kryediplomati grek të mërkurën do të takohet me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç ndërsa në vijim do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç.
Vizita synon në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në prag të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të dy vendeve, për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe do diskutohen çështje rajonale.
Të enjten Kotzias pritet të takohet në Ohër me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, vizitë e konfirmuar nga vetë Dimitrov pak ditë me parë.